• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzimi e humbi shansin e fundit

by Artur Ajazi
20/05/2020 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Teatri Kombëtar, ndoshta ishte shansi i fundit, që Lulzim Basha kishte për të prodhuar paksa politikë rruge akoma mes artistësh “blu” dhe mes atyre që ende e mbanin shpresën tek ai se “një ditë do të qeverisim ne”. Ai e ka humbur shansin e fundit, duke bërë pjesë të interesave të tij politike dhe komerciale, edhe pse përkohosisht një grup të vockël aktorësh, pa ndonjë kontribut të gjatë brënda ish-Teatrit Kombëtar.

Partia Demokratike , duhej të ishte e fundit, që të ishte bashkuar me ata që “mbronin trashëgiminë kulturore”, duhej të ishte e fundit që dilte në sheshe dhe medie, duke treguar se “është me aktorët dhe artistët”, duhej të ishte e fundit që duhej të dilte në mbrojtje të atyre, që sa ishte në pushtet u bëri kërrdinë. Që sa ishte në pushtet, ish-ministrat e Kulturës dhe drtejtorët e atij dikasteri në qendër dhe në rrethe, firmosën shkatërrimin, tjetërsimin, dhënien me qera dhe shitjen e kalave, bazilikave, vendeve të shenjta dhe vendeve ku bëheshin rite fetare, duke ngritur biznese private, që firmosën shkatërrimin e kinemave në pothuajse të gjitha qytetet, dhe që investimet për rehabilitimin e tyre, pothuajse ishin zero.

Lulzimi e ka humbur edhe shansin e fundit, tek ka dalë me flamurin e tij ish-opozitarist, duke u bërë edhe “kryetari” i mbrojtësve të teatrit. Duke e trajtuar edhe kulturën dhe njerësit e saj, siç trajton Fatmirin, Dashin, Agronin dhe Monikën, duket se kryetari PD nuk e ka kuptuar se, në Shqipëri ka nisur të funksionojë shteti ligjor, dhe se është shumë e zorshme të fitosh elektorat duke u ulur në bulevarde, apo duke bllokuar akse rrugore. Një parti që i ka vënë shkelmin vlerave kulturore sapo erdhi në pushtet në 1992, një parti që sa ishte në pushtet toleroi e stimuloi largimin e profesorëve, specialistëve dhe njersve të artit dhe kulturës, një parti që sa ishte në pushtet, mbushi çdo zyrë të Ministrisë së Kulturës me militantë dhe abuzantë partie, sot del dhe mbron “vlerat e trashëgimisë kulturore”.

Një parti si Partia Demokratike, që i ktheu kalatë dhe muzetë në restorante dhe kafene, apo që shembi kinematë në të gjitha rrethet duke i kthyer në qendra biznesi, nuk mund të rishfaqet si “shpëtimtare” në kohën kur ligji zbatohet. Duke patur gjithmonë “hallin” e pushtetit, duke nxituar të tërheqë edhe “delegatët” e tij nga zgjedhorja, Lulzimi mendoi se ndoshta mund ti bënte presion kryeministrit Rama, duke shfrytëzuar gjithmonë edhe zemërimin e një grupimi të vogël aktorësh pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Të mësuar me protestat e ish-opozitës së dikurshme, duke nisur nga parku i Liqenit, tek sheshi “Skendërbej”, apo me investimet e shumta në Tiranë dhe të gjitha qytetet e vendit, shqiptarët tanimë e kanë të qartë se, i vetmi qëllim konseguent i Lulzim Bashës, ka qenë dhe mbetet pushteti.

Duke mos patur dritë në fund të “tunelit”, dhe duke humbur çdo shpresë në forcat e tyre për ta “rrëzuar” Ramën me forcë dhe votë, ish-opozitarët nuk po lënë rast pa shfrytëzuar, për ti dalë në mbrojtje kujdo që shkel ligjin e Kushtetutën, vetëm të fitojnë pak mbështetës. Të mbetur në vetminë e tyre, të mbetur një grusht njerësish që nuk ngjallin më as shpresë, besim dhe frymëzim tek shqiptarët, ish-opozitaristët (milionerë) ndoshta kishin llogaritur se prishja e Teatrit Kombëtar nuk do të bëhej kurrë, por ja që gabuan. Lulzimi e humbi edhe shansin e fundit për ta inkuadruar politikisht atë, si “prijës popullor”. Tani fjalën sërish e ka Doktori….

Next Post
Trump i cilësoi “Kukull e Kinës”, OBSH gati për të nisur hetimin për mënyrën e menaxhimit të krizës nga COVID-19

Trump i cilësoi "Kukull e Kinës", OBSH gati për të nisur hetimin për mënyrën e menaxhimit të krizës nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In