• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzimi, ç’nuk po bën, për tu bërë pak “kryeministër”

by Ardit Rada
18/12/2020 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Dëshira apo diçka tjetër, po e shtyjnë Lulzimin e Doktorit, të bëjë dhe shpikë gjithçka, vetëm për tu bërë pak “kryeministër”. I gjendur mes një kryqëzate të fuqishme Berisha-Meta, e cila e ka detyruar të deklarojë shpesh premtime që do ti kishte zili edhe vetë Doktori në fushatë, duket se Lulzim Basha, e ka kthyer në ëndërr të përditshme dëshirën e tij kryeministrore. Shpesh ai përdor fabulën “nip  Kosove”, pastaj rikthehet tek “rrogat dhe pensionet e barazvlefshme me ato në Kosovë, Hollandë apo gjetkë”, merret me rininë, fëmijët, gratë, pensionistët, u premton punonjësve të fasonerive “rroga mbi 300 euro”, pastaj betohet se “do ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën në 100 ditët e para të pushtetit”, etj, etj. Eshtë vërtetë estradë dhe paradë SHQUP-i.

Premtimet dhe përbetimet e Lulzimit nuk i ngjajnë njëra-tjetrës tek i dëgjon të formulohen aq dobët dhe aq cekët, sa nuk do ti shkonin as Fatmir Mediut apo Dash Shehut në kohë fushate. Por teksa i afrohemi datës së zgjedhjeve, për aleatët e PD-së me partiçka pa anëtarësi, objektivi mbetet “largimi Kryeministrit Edi Rama”, ku sipas tyre “ajo që po bën Basha nuk është e mjaftueshme”. Ata kërkojnë që së bashku me PD-në, si partinë më të madhe në opozitë, të përcaktojnë formulën e koalicioneve se si do të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Dhe Lulzimi e ka premtuar se do ta bëjë këtë. Duke folur si “kryeministër”, ai u ka deklaruar aleatëve se “opozita do të bëjë sa me shpejt të qartë programin e saj qeverisës (pa sqaruar detaje) si një kontratë me shqiptarët, dhe do të ketë gati ekipin  e saj qeverisës”. Por gjithsesi deklaratave, aleatët e Lulzim Bashës, duhet thënë se nuk besojnë shumë tek marrëveshjet e tij, dhe kjo për faktin sepse në mes është partia e Ilir Metës. Edhe pse duket “entuziast” për të ardhmen e tij politike, duket se Lulzim Basha nuk është në gjendje të nisë një fushatë  elektorale dinjitoze përballë Edi Ramës. Që tani, ai e ka ndjerë se Rama po e “mund” me punë, projekte, investime, vendime qeverie në dobi të qytetarëve, dhe jo me pallavra, premtime boshe dhe pasione imagjinare për të qenë një ditë edhe ai “kryeministër”. Ajo ëndërr, do ti mbetet përgjithmonë në sirtar Lulzimit, edhe pse është gati të bëjë gjithçka për ta realizuar.

Pas 25 Prillit, Lulzimi mban shpresë se do të mbledhë ndjekësit e tij në bulevard, dhe po pergatit qysh tani skenarin e mosnjohjes së zgjedhjeve. Deklaratat e tij të shpeshta se “mos guxo të prekësh votën e lirë”, apo paralajmërimi se “do të përballesh me 1 milion e 500 mijë shqiptarë”, janë më tepër ndjesia e humbjes që ai ka për të tretën herë përballë Edi Ramës në tapetin elektoral  tapetin elektoral. U bëre shumë i pasur në opozitë Lulzim, u bëre vërtetë “oligark”, madje më i thekur se ata, që deri dje i akuzoje  se “janë miq të kryeministrit Rama”. Gjithkush do të kishte zili pasurinë tënde prej “opozitari”, por askush nuk do të dëshironte të ishte në vendin tënd, ndaj bëje  gjumin e qetë Lulzim, sepse edhe nja 2 mandate të tjera pas 25 Prillit, zor se bëhesh “kryeministër”.

Next Post
Takim me Majkon në vend të Berishës, ja si mund ta shpëtonte vizitën e saj Vjosa Osmani

Takim me Majkon në vend të Berishës, ja si mund ta shpëtonte vizitën e saj Vjosa Osmani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In