• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim, të mungon oferta!

by Dritan Hila
19/04/2021 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Dy janë arsyet kryesore që mendon opozita se Rama duhet të lërë pushtetin. E para ka lidhje me konsumin e mandatit të dytë. Pra i takon radha asaj të vijë, sipas një tradite ende të pashkruar të tridhjetë vjetëve të fundit.

E dyta ka të bëjë me korrupsionin që mbizotëron në radhët e qeverisë dhe administratës. Dhe nuk është se tek kjo e dyta e kanë shumë gabim. Vetëm se kanë një problem të madh.

Lidhur me ciklin tetëvjeçar është vërtet risi që Rama të marrë një mandat të tretë. Por nuk ka asnjë tregues që popullariteti i tij ka rënie. Nuk është ndonjë çudi pasi kundërshtari përballë është pa ofertë. Ndodh në SHBA, Gjermani, Hungari që pavarësisht problematikave qeveritare, mbajtësit e pushtetit janë më të pëlqyer se sfidantët edhe pas dy mandatesh. Asnjë sondazh sado dashakeq nuk e nxjerr Ramën të dytin.

Pavarësisht diversionit që përpiqet të bëjë kundërshtari se tjetër gjë është rilindja dhe tjetër socialistët, e vërteta është që socialistët kanë fytyrën e Ramës. Tashmë Rama është udhëheqësi më jetëgjatë i së majtës pas Enver Hoxhës, kështu që e ka plazmuar këtë parti me fytyrën e tij. Dhe do ta ketë për shumë kohë të tjera. Dhe as socialistët nuk është se kanë ndonjë problem me të. Mirë apo keq, ai po i mban në pushtet.

Por as shqiptarët nuk duket se kanë ndonjë problem të madh. Akuzat e opozitës mbi korrupsionin qeveritar të nxjerra nga raportet e KLSH-së të Bujar Leskajt nuk është se zënë shumë vend.

E dyta ka të bëjë me ofertën e opozitës. Oferta e saj mbetet e vjetruar. Janë të njëjtat figura që u dënuan tetë vjet më parë për keqmenaxhim dhe korrupsion. Aty ligjin vazhdon dhe e bën Berisha. Le t’i kursejnë përbetimet se nuk është e vërtetë. Aty askujt, ende, nuk ia mban të qortojë këtë njeri edhe për gabimet që ai vetë i ka pranuar. Madje as Patozi, Topalli e Murrizi nuk guxojnë ta kritikojnë, megjithëse kanë dalë më vete. Përkundrazi, pretendojnë trashëgiminë e tij.

Basha vetë as që bëhet fjalë. Por siç mori përsipër meritën për vizat, të paktën të kërkonte falje për 21 janarin, për detin dhe Rrugën e Kombit me 22 milionë euro për kilometër, rekord ky ende i pathyer.

Shqiptarët kanë problem me ofertën përballë, e cila nuk ngjan aspak se do të lindë shpresë kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë. Të paktë figurat makute të tetë vjetëve më parë dhe shfaqjet e presidentit nuk premtojnë aspak një ardhshmëri më të begatë për shqiptarët. Ndaj Rama ndihet i qetë.(Dritare.net)

Next Post
Familja Haklaj i shkruan Yuri Kim: Ka një komplot nga Berisha dhe klika e tij që po hiqen si viktima. Me Ju, deri sa edhe vrasësi i fundit…

Familja Haklaj i shkruan Yuri Kim: Ka një komplot nga Berisha dhe klika e tij që po hiqen si viktima. Me Ju, deri sa edhe vrasësi i fundit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In