• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim, politika nuk është lojëra fjalësh

by Artur Ajazi
08/03/2020 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Njëherë “qeveri tranzitore”, pastaj “qeveri kujdestare”, njëherë “dy palë zgjedhje në një ditë”, pastaj “zgjedhje elektronike”, njëherë “duam reformë zgjedhore”, pastaj “nuk ndryshon data 15 Mars”, etj, etj. Këto dhe gjithçka nxjerr nga sirtaret e Doktorit, për Lulzim Bashën janë “politikë”, por në fakt janë thjesht lojëra fjalësh. Politika për Lulzimin, është “shtyje ta shtyjmë”, pra shtyje këtë mandat, dhe pastaj e shtyjmë edhe mandatin tjetër me llogje Kavaje. Dhe më mirë se kushdo tjetër Lulzimit, këtë mënyrë gjeniale të bërjes së “politikës” ja ka mësuar Gazi, sekretari më aktiv i periudhës së postdjegies së mandateve. Por ajo që vlen më shumë për kryetarin e Partisë Demokratike në këto momente, është largimi nga “rreziku” Meta.

Ai për Lulzimin është kthyer në “coronavirus” i rrezikshëm, pasi bëhet fjalë për komandën e opozitës në të ardhmen. Mungesa e vizionit dhe produktivitetit politik, e angazhimeve dhe potencialeve përgjatë viteve kur Lulzim Basha ka qenë dhe është kryetar PD, ka sjellë jo vetëm largimin e asaj force politike nga realiteti objektiv i asaj ç’ka ndodh në Shqipëri, por edhe qasjen e ish-partnerit në qeverisjen e shkuar, mikun e Doktorit , Ilir Meta. Takimet e shpeshta së fundi në Presidencë mes Lulzimit dhe Ilirit, e kanë bazën tek “marrëveshja” apo aleanca e detyrueshme që kryetari PD, ka pranuar të bëjë me kreun e shtetit. Pamundësia e Lulzimit për ti bërë “ballë” Ramës, shihet si shkaku kryesor i mënjanimit të tij nga Doktori. Ndoshta akoma edhe sot, Lulzim Basha nuk po e kupton se politika nuk është “lojë fjalësh”, as “shtyje ta shtyjmë”, nuk është as pabesi marrëveshjesh, por diçka më e rëndësishme.

Ndoshta akoma dhe sot Lulzim Basha nuk e ka kuptuar se, të luash në politikë, nuk është njëlloj sikur të tallesh me bazën e partisë. Ndoshta akoma dhe sot Lulzimi nuk e ka kuptuar se, mungesa e fjalës së mbajtur në politikë, do të thotë dështim zinxhir i cili të ndjek gjatë gjithë karrierës tënde. Ndoshta akoma dhe sot, Lulzimi nuk e ka kuptuar se të luash me takimet dhe “porositë” e ndërkombëtarëve, nuk është njëlloj sikur të tallesh me babalet e SHQUP-it. Gjithë kjo periudhë e ngarkuar me dështime, duket se nuk ka bërë efektin e duhur tek kryetari Partisë Demokratike. Ai po vazhdon “denjësisht” rrugën e tij pa krye, duke nxjerrë dhe duke kërkuar çdo javë “qiqra në hell” edhe pse di fare mirë, se Rama nuk mundet me “afate” kërkesa dhe ankesa por me votë.

Duke dalë së fundi me “propozime” të reja si “mosshtyrja e 15 Marsit”, “qeveria kalimtare dhe Parlament dhe dy dhoma” tregon mungesë vullneti tek Lulzim Basha, për të arritur tek miratimi i Reformës Zgjedhore, të cilën e sheh herë si “zgjidhje e krizës” dhe herë si “mungesë serioziteti nga Rama”. Të bësh lojëra fjalësh në politikë, nuk tregon se je “zanatxhi” i mirë i asaj fushe, por kalemxhi i keq, që aksidentalisht je futur në tapetin ku ndeshen profesionistët. Gjithsesi “shtyje ta shtyjmë” Lulzim deri në 2021, pastaj gjej një shkak tjetër për të mos ikur të paktën nga posti kryetarit të partisë, ndryshe humbe gjithçka.

Next Post
Sondazhi/ Rama 235 mijë vota më shumë se Basha! LSI në pikiatë; Aleatët e PD ‘tkurren’…

Sondazhi/ Rama 235 mijë vota më shumë se Basha! LSI në pikiatë; Aleatët e PD 'tkurren'...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In