• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim mposhte foltoren, pastaj….

by Artur Ajazi
24/11/2021 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Duke u marrë me deklarata shtypi, apo me cic-mice të tjera larg realitetit që po ndodh brënda partisë tij, ndoshta Lulzim Basha nuk ka gjetur (ose nuk do vetë ta gjejë) rrugën e duhur përmes së cilës vjen fitorja mbi Sali Berishën. Nuk është  vonë kurrë,të dalësh dhe të sqarosh njerëzit, anëtarësinë, militantët apo qoftë edhe një grusht mbështetësish që të kanë mbetur,kur prej 2 muajsh njeriu “non-grata”, që e shpalle të përjashtuar nga grupimi parlamentar, ka dalë dhe ç’nuk po katranos. Ndarja e asaj partie tanimë është e padikutueshme, por thelbi problemit është ç’do të bëhet me pjesën e mbetur të Partisë Demokratike që përfaqëson Lulzim Basha. Qetësia e shtirur e kryetari  de jure të Partisë Demokratike, nuk i shërben askujt. Nuk i shërben as 18 Dhjetorit, as vendimeve që parashikon Basha se do të marrë atë ditë, ndaj duhet të “shkundet”, ndryshe duhet të mendojmë se “e ka të humbur davanë”. Lulzim Basha duhet të mposhtë foltoren me çdo kusht, duhet ta sfidojë Berishën, edhe pse ky i fundit thotë se “kam me vehte bazën e partisë”. Kjo që po ndodh në atë parti, nuk ka ndodhur me asnjë forcë tjetër politike në këto 30 vjet.Edhe kur Nano shpalli “Katharsis” në PS,procesi ishte i mbyllur, brënda një salle të madhe, me debate dhe replika të ashpëra, por mbi gjithçka atje ishte fryma e bashkimit, dhe jo ndarjes. Por ndryshimi i madh, qëndron në faktin se “babai politik” i Partisë Socialiste kur humbi  zgjedhjet, iku dhe nuk kthehu “kokën mbrapa” siç bëri Berisha.  Askush nuk duhet të pretendojë se partia është pronë e hipotekuar, dhe mund të ikësh dhe rikthehesh kur të duash. Mposhte foltoren Lulzim, tregoi  demokratëve, se je i aftë të përballesh edhe me “bajraktarin e kapidanin” e partisë , por jo duke ëndërruar fitore me ndihma nga jashtë. Justifikoje votën e atyre “85 per qind anëtarëve të PD”,që deklaron se “fitova me 1 anëtar, 1 votë”. Politika ka përballje, sfida, fitore dhe humbje. Nuk mund të jesh njeri, politikan apo kryetar i lirë, kur  nuk  ndeshesh në debate dhe beteja politike, kur nuk përballesh me rrezikun që i kanoset partisë tënde, dhe kur fitoren e sheh nga xhamat e zyrës tënde.Mposhte foltoren Lulzim, largoje “gogolin” nga vetja, dhe rizgjoi  demokratëve shpresën e humbur, ose  bëhu burrë  dhe largohu.Asgjë nuk mund të arrihet mbi pazare dhe marrëveshje “pasmesnate”, aq më tepër që eksperienca të tilla i kanë kushtuar shumë asaj partie. Mposhte foltoren e “babait politik” Lulzim, zgjohu, nise startin, dhe do ta shohësh se, deri sot je trembur kot nga “tigri prej letre”…… ndryshe hiqu mënjanë se i ke lodhur e rraskapitur demokratët.

Next Post
Tragjedia/ PE mban 1 minutë heshtje për 46 shqiptarët që humbën jetën ditën e djeshme

Tragjedia/ PE mban 1 minutë heshtje për 46 shqiptarët që humbën jetën ditën e djeshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com