• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim! Betejën e ke me Doktorin, jo me Ramën

by Artur Ajazi
26/08/2020 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  Artur Ajazi

Kryetari  i demokratëve Lulzim Basha, ka nxituar edhe kësaj here të japë “ofertën” e tij imagjinare për mjekët dhe infermierët, lidhur me pagat , sapo kryeministri  Rama ka njoftuar rritjen  reale të tyre. Në fakt, u ndje  si një karshillëk që Lulzim Basha po i bënte vendimit të qeverisë, e cila vazhdimisht ka treguar se është e gatshme për rritjen dhe mbështetjen financiare ndaj heronjve të pandemisë. I vetmi që nxiton vazhdimisht të “konkurojë” qeverisjen  dhe kryeministrin Rama, mbetet  kryetari  i ish-opozitës. Ai ka kohë që ka nisur të ndjehet “i madh, lider” madje së fundi edhe “kryeministër”.

Eshtë bukur kur ndjehesh, dhe fatalitet kur nuk  e arrin diçka. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh  shpesh me zotin  Basha. Por në fakt  karshillëkun, ai duhej ta kishte  fillimisht  brënda Partisë Demokratike, të ndjehej kryetari  i saj, të ndjehej  rival  serioz i Doktorit, të ndjehej se ishte në gjendje  të ribashkonte dhe ringrinte  partinë, të ndjehej se ishte në gjendje të zhvillonte zgjedhje të ndershme dhe të fitonte me vota të lira postin e kryetarit, të ndjehej se ishte i aftë të përballej me dinjitet me kundërshtarët e tij brënda partisë, të ndjehej se ishte i duhuri për të hartuar një program të besueshëm për shqiptarët. Nuk mund të jesh i besueshëm kur kopjon, apo dhe kur i bën karshillëk me pa shifra  apo me dëngla, një kryeministri  që gjithmonë  të ka mundur, të ka sfiduar, dhe  ka ditur të përballet me dinjitet me krizat, me të cilat  ti ke luajtur, dhe je munduar  të pengosh zgjidhjen e tyre. Karshillëkun, duhet t’ja bësh pasi  ti të  kesh bindur, ata  që ke përzënë nga Partia Demokratike, atyre që u ke mbyllur gojën  dhe derën, dhe që sot  mundohesh  nga  e keqja, ti “ftosh” dhe  afrosh në SHQUP.

Nuk  mund të premtosh, kur nuk  ke bërë asgjë, kur  nuk  ke arritur  të fitosh, dhe  kur  nuk  ke  arritur të bindësh  as partinë  tënde, se je kryetari  që mund  të fitosh betejat elektorale. Mjafton të dëgjosh zërat  ndryshe në PD, për tu bindur se karshillëkun  Lulzim, nuk  e ke me askënd tjetër, veç  Doktorit. Ti  akoma nuk  ke  mundur të  ndjesh si ai,  të “fitosh” si  ai, nuk ke mundur të  bëhesh aq “karizmatik” sa  ai në PD, dhe nuk do të mund të ndjehesh kurrë  kryetar  partie si ai. Këto janë problemet  që duhet të zgjidhësh  më parë  zoti Basha, dhe jo “pushteti”, apo programi  që  ke  hartuar  për “100 ditët e para si kryeministër”.

Në rast se, do të vendosësh të merresh  dhe  barazohesh  me  ato çfarë ka bërë  Edi  Rama kryeministër, ndoshta  do të të duhen 1000 netë  dimri, të mendohesh mirë  për tu përballur në betejën e ardhshme elektorale. Kjo për faktin sepse ju dhe Partia Demokratike, nuk  keni  kuptuar  asgjë  nga qeverisja, edhe pse keni qenë në pushtet, nuk keni kuptuar asgjë nga përgjegjësitë kur qeveris, pasi ju gjithmonë  jeni  treguar të pangopur dhe të papërgjegjshëm. Sfido  Doktorin Lulzim, pastaj  nis  dhe bëj  karshillëk Edi Ramës. Je shumë larg  tij, jo vetëm si kryetar  partie  dhe kryeministër, por edhe  si fjalëmbajtur. Do të bindesh, kur tu votojnë  shqiptarët.

Next Post
Këto janë shenjat inatçore të horoskopit

Mos merrni mundimin të debatoni me këto shenja, sepse është e kotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In