• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lulzim Basha, zyrtarisht nën hetim nga SHBA për financimin rus të PD”

by Java News
12/07/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist, Taulant Balla ka deklaruar se Lulzim Basha është zyrtarisht nën hetim nga SHBA, pas skandalit të financimit rus të PD.

Përmes një postimi në Facebook, Tauant Balla shkruan se lideri i PD, Lulzim Basha po hetohet nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA

Balla i ka bërë thirrje Bashë që të mos fshihet, por të sqarojë opinionin publik.

Deklarata e Taulant Ballës

Lulzim Basha të mos fshihet! Të sqarojë publikun për financimin rus, tashmë zyrtarisht nën hetim amerikan

Prej disa muajsh tashmë janë bërë publike nga mediat më prestigjioze amerikane transfertat e paligjshme, që pa asnjë deklarim, Partia Demokratike ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Deklaratat e regjistruara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dëshmuan se fotoja me Presidentin Trump dhe mbështetja e një numri kongresmenësh, në prag të zgjedhjeve, i ka kushtuar Partisë Demokratike me qindra mijëra dollarë, prejardhja e të cilave nuk është bërë asnjëherë e ditur nga Lulzim Basha.

Megjithatë, një investigim i një prej mediave më autoritare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxorri në dritë të dhëna të reja skandaloze, të cilat lidhin direkt Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën me financime të dyshimta ruse.

Sipas këtij investigimi, të bazuar mbi dokumentat zyrtarë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Nick Muzin, lobuesi kryesor i demokratëve në SHBA, është paguar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga një kompani fantazmë e regjistruar në Skoci, e quajtur “Biniatta Trade”.

Kontrata e depozituar në Departamentin e Drejtësisë nuk la aspak vend për dyshime.

“Biniatta” kishte paguar 150 mijë dollarë direkt për llogari të Partisë Demokratike, si “kompensim shpenzimesh për Muzin”.

Në vijim, ishin paguar edhe tre këste të tjera me nga 150 mijë dollarë secila, si dhe një pagesë fillestare prej 500 mijë dollarësh.

Kush ishte ky “bamirës” i fshehur i Lulzim Bashës, që i pagoi fatura të rënda si kjo?!

Hipoteza e parë që u ngrit ishte se paratë për lobimin e PD në Washington nuk janë paguar nga ajo vetë, por nga financime me burim rus. Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të përbënte një precedent tmerrësisht të rrezikshëm, të ndërhyrjes ruse në politikën shqiptare.

Hipoteza e dytë, njësoj skandaloze, ishte që paratë janë paguar nga vetë Lulzim Badha dhe Partia Demokratike, por janë përdorur biznesmenët rusë si “sekserë” për të fshehur prejardhjen e tyre.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë PD përsëri duhet të japë shpjegime para opinionit publik shqiptar se si ka vendosur kontakte të drejtëpërdrejta me këta “sekserë” rusë.

Dje dhe sot është bërë publik fakti se lobimi i dyshimtë i Partisë Demokratike një vit më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Departamenti ka kërkuar nga Nick Muzin, kreu kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners të japë shpjegime përse e deklaroi me vonesë kontratën e lidhur me PD më 22 Mars 2017  dhe u deklarua më 14 Nëntor 2017.

Është zbuluar se kontrata mes kompanisë lobuese dhe PD është dorëzuar 8 muaj me vonesë.

Është zbuluar se paratë për shërbimet ndaj PD kompania e lobingut i paska marrë nga Biniatta Trade LP, e cila rezulton të jetë kompani fantazëm.

Është zbuluar se vonesa e deklarimit të kësaj kontrate me vlerë 150.000 dollarë, lidhet edhe me një zhvillim tjetër. Kontrata me PD u deklarua nga Muzin dy javë pasi FBI ngriti akuzat për parregullsi në procedurat e lobimit me qeveritë e huaja të një lobisti tjetër.

Është zbuluar se kjo akuzë e ka trembur lobistin e PD Nick Muzin i cili ka bërë deklarimin për kontratën me PD. Megjithatë vonesa e deklarimit 8 muaj me vonesë nga data nënshkrimit është subjekt i hetimeve të Departamenti Amerikan të Drejtësisë.

Është zbuluar se lobisti i PD Nick Muzin ka dhënë shpjegimet e tij për këtë vonesë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Është zbuluar se lobisti i PD ka pranuar përmes kësaj letre se ishte ai personi që firmosi kontratën me Biniatta Trade LP e cila pagoi për i interes të Lulzim Bashës dhe të PD.

Është zbuluar se lobisti i PD Nick Muzin ka pranuar se kishte ndodhur një shkelje brenda kompanisë që shkaktoi vonesa në deklarim duke deklaruar në hetimin e Departmentit Amerikan të Drejtësisë se: “një rishikim i kryer gjatë përgatitjes së deklaratës suplementare të regjistruesve të përcaktuar saktësoi se nga ky përfaqësim  kryesisht përfitoi Partia Demokratike e Shqipërisë”.

A është rastësi fakti që dje dhe sot që bëhet publik hetimi i lobistit të PD Nick Muzin, edhe personi i përfshirë dhe përfitues i atij shërbimi Lulzim Basha gjendet në Washington?!

Tashmë kjo çështje po hetohet zyrtarisht në SHBA nga Departamenti i Drejtësisë. Edhe në Shqipëri prokurorët janë duke hetuar këtë lobim të PD.

Por, Lulzim Basha asnjëherë deri më sot nuk ka dëshmuar ende se kush janë njerëzit mbrapa kompanisë Biniatta Trade LP e rregjistruar në vendet offshore.

Por, mbi të gjitha, PD duhet t’i japë përgjigje opinionit publik.

Çfarë interesi kanë biznesmenët me lidhje që të çojnë në Rusi, të paguajnë faturat e Partisë Demokratike?

Çfarë u ka premtuar Lulzim Basha rusëve, për të fituar mbështetjen e tyre financiare dhe politike?

E nëse përgjigja e PD edhe pas konfirmimit të sotëm se kjo kontratë lobingu mes Nick Muzin dhe Lulzim Bashës po hetohet në SHBA do të jetë heshtja, atëherë thellësia e këtij skandali qenka më e madhe sesa e kemi imagjinuar.

Mos u fshih Lulzim!

Javanews/a.ç

Next Post
Vasili, ministri i Ramës që sulmon “drogështetin” e Ramës

Vasili, ministri i Ramës që sulmon “drogështetin” e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In