• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lulzim Basha, s’ka pse shfajësohet për uljen në tryezë

by Mero Baze
31/01/2020 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mënyra se se si Lulzim Basha përpiqet të shpjegohet përse është ulur në tryezën zgjedhore, të krijon idenë se ai ndjehet i kapur në faj dhe do patjetër të shpikë disa përfitime nga kjo histori.

Prej ditës kur PD u shfaq në tryezën e Gjiknurit, ai ose është përpjekur të heshtë, ose kur flet, përpiqet të krijojë idenë e një zgjidhje të madhe që vjen pas kësaj historie.

Në fakt, ulja në tyrezë është gjëja më llogjike që ka bërë prej kur ka bojkotuar Kuvendin e më pas zgjedhjet lokale. Ulja në tryezë nuk është as triumf, as humbje, por është detyrim.

Nuk është e vërtetë se ulja në tryezë është kusht i Bundestagut gjerman, pasi kusht i Bundestagut është reforma zgjedhore, sipas propozimeve të OSBE/ODIHR. Dhe propozimet e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore mund t’i miratojë vetë shumica në Parlament, duke e konsideruar të mbyllur këtë kapitull. Shumica nuk ka asgjë kundër këtyre propozimeve.

Nëse PD është kundër këtyre propozimeve, që siç duket, është kundër disa prej tyre, ajo jo vetëm që nuk ka asnjë rol në përmbushje të kushteve të Bundestagut, por është dhe pengesë.

Prandaj nuk ka nevojë që të shpikë uljen në tryezë si detyrim ndaj Bundestagut. Siç po sillet deri tani, sidomos me refuzimin për të depolitizura administratën zgjedhore, ajo është në fakt kundër kushteve të Bundestagut.

Nuk është e nevojshme po ashtu të shpikë që pas tryezës për reformën zgjedhore, ai do të formojë një qeveri teknike dhe do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën.

Jo për gjë, por nuk e ka ai në dorë të diktojë më mandatin e Edi Ramës. Në zgjedhje të parakohshme mund të shkojmë po deshi Edi Rama, por kam frikë se i vetmi që nuk do, është Lulzim Basha.

Ndaj dhe këtë gënjeshtër nuk ka pse e thotë lartë e poshtë, se do kapet ngushtë nëse i ndodh ndonjë suprizë. Aq më keq nëse kjo nuk plotësohet dhe atij do t’i duhet të thotë përsëri, nuk hyj në zgjedhje.

Nuk është nevoja po ashtu të justifikojë uljen në tryezë për reformën zgjedhore, si ndonjë plan i koordinuar ndërkombëtar. E kundërta është e vërtetë. Injorimi që ndërkombëtarët i bënë bojkotit të Kuvendit dhe bojkotit të zgjedhjeve prej opozitës, e detyruan të ulet në tryezë dhe t’i kthehet normalitetit.

Ndaj për këtë nuk duhet të ketë komplekse. Nuk është e nevojshme të shpiken gënjeshtra për një akt politik normal që ka bërë dhe që duhet ta bënte prej kohësh.

Nuk është e thënë që në PD duhen justifikuar me çdo çmim aktet normale, siç janë tryezat, ndërsa aktet anormale, si bojkoti i zgjedhjeve, apo djegia e mandateve, të quhen heroizëm.

Lulzim Basha nuk duhet të ndjehet fajtor pse është ulur në tryezë dhe s’ka pse fut veten në siklet, duke shpikur gënjeshtra që gjoja e kanë detyruar të ulet në tryezë.

Kjo nuk e bën as më të fortë, as më interesant, dhe mbi të gjitha, as më të besueshëm. Të gjithë presin se mos i gënjen përsëri, dhe ky është rasti, kur ai së paku, mos t’u japë rast t’i thonë pse na gënjeve prapë. S’ka pse e pasuron më tej biografinë në këtë drejtim.

Dështimi e ka detyruar të ulet dhe mire ka bërë. Tani është mirë ta marrë shtruar.

Next Post
Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, autobusi përplas për vdekje këmbësorin

U gjet në gjendje të rëndë në kanal, biznesmeni i kromit ndërron jetë në spital (Emri)

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com