• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha ringjallet politikisht vetëm nëse mund Veliajn në Tiranë, ndryshe….

by Eduard Zaloshnja
22/08/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të qershorit, PD-ja do të vazhdojë të kontestojë rezultatin e tyre, përmes raportit të ministrave të saj teknikë. Por raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR-it, si zakonisht, do të jetë ai që do t’u vërë atyre vulën e legjitimitetit. Dhe nisur nga raporti paraprak i OSBE/ODHIR-it, gjasat janë që raporti përfundimtar do të ketë një fjali kyçe të tipit “Pavarësisht parregullsive, rezultati i zgjedhjeve, në përgjithësi, pasqyroi vullnetin e elektoratit shqiptar”.

Lulzim Basha duhet të jetë i përgatitur për një skenar të tillë dhe, në këto kushte, i duhet të mendojë që sot për të gjetur një kandidaturë të përshtatshme për garën e bashkisë së Tiranës. Vetëm një fitore e kandidatit të opozitës në Tiranë, mund ta ringjallë politikisht Bashën e dërrmuar nga zgjedhjet e qershorit, në të cilat PD-ja përfundoi me vetëm 31% të mandateve parlamentare.

Një fitore e kandidatëve të PD-së në bashkitë Shkodër apo Kamzë, nuk do të përbënte ndonjë befasi politike. Ndërsa fitore të papritura, si ajo e Pogradecit apo Përmetit para dy vjetësh, nuk japin ndonjë mesazh politik domethënës. Ato lloj fitoresh mund të jenë më tepër rezultat i mërive lokale ndaj kandidatëve të majtë, se sa i lëkundjeve tektonike të elektoratit të atyre bashkive.

Me pak fjalë, gara e Tiranës është ajo që do të shërbejë, si zakonisht, edhe si një test politik i humorit të elektoratit shqiptar.

Ndoshta duke patur parasysh këtë fakt, përgatitjen për këtë garë, Erjon Veliaj e ka nisur që ditën që ka filluar punë si kryebashkiak. Me moton “Çdo ditë kryejmë një punë për qytetin”, Veliaj ka arritur të dalë pothuaj çdo ditë në televizion, duke inspektuar ndonjë punim të bashkisë apo duke përuruar fillimin apo mbarimin e një projekti të vogël apo të madh të saj. Dhe me gjasa, si rezultat i kësaj strategjie, një sondazh elektronik i zhvilluar nga questia.al tregonte se, për Veliaj, kanë opinion pozitiv 64% e shqiptarëve, ndërkohë që vetëm 54% kanë opinion pozitiv për Ramën.

Por sidoqoftë, në zgjedhjet e Tiranës nuk votojnë të gjithë shqiptarët – vetëm tiranasit votojnë.

Veliaj i fitoi zgjedhjet e para dy vjetëve me 53.6% të votave të tiranasve. Ndërsa PS-ja, në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, mori në bashkinë e Tiranës vetëm 51% të votave. Këto rezultate tregojnë se, në kushtet kur LSI-ja është në opozitë, fitorja e Veliaj nuk mund të konsiderohet e sigurt (mund të konsiderohej e sigurt, në qoftë se PS-ja do të kishte marrë 61% të votave në qershorin e këtij viti).

Por që gara të jetë e fortë, partitë opozitare (PD, LSI etj.), duhet të paraqiten në të me një kandidaturë të përbashkët, të përkrahur fuqimisht nga të gjitha ato, sepse në zgjedhjet e para tre muajve, 17 partitë në garë (përveç PS-së) morën në bashkinë e Tiranës 49% të votave. Paraqitja e kandidatëve të veçantë për kryebashkiakë të kryeqytetit nga partitë opozitare, do ta ndante këtë 49 përqindësh në disa pjesë…

Dhe pyetja është nëse Lulzim Basha do të jetë i prirur të ndërtojë një aleancë të fortë parazgjedhore me LSI-në dhe partitë e tjera të vogla, apo do të ndjekë strategjinë afatgjatë të izolimit eventual politik të LSI-së etj.

Të dyja këto strategji të mundshme të Bashës, kanë problemet e veta.

Nëse zgjedh strategjinë afatgjatë të mënjanimit politik të LSI-së, Basha mund të promovojë një kandidat si Halim Kosova, i cili ishte më se i suksesshëm në thithjen e votave të djathta (Kosova mori po aq vota sa kishte marrë i gjithë koalicioni i djathtë në territorin e zgjeruar të bashkisë së Tiranës në 2013-ën). Por mos të harrojmë se Kosova, sado i suksesshëm në thithjen e votave të djathta, i humbi zgjedhjet me 45 mijë vota diferencë…

Nga ana tjetër, në qoftë se Basha bën një aleancë strategjike me LSI-në, i duhet të përzgjedhë një kandidat që duhet të jetë i aftë të thithë si votat e të djathtëve, ashtu edhe të “majtoshëve” të LSI-së. Dhe një gjë e tillë nuk është fort e lehtë. Por sidoqoftë, edhe në qoftë se gjendet një kandidat i tillë, ai mund të përfundojë vetëm me 49% të votave. Dhe një humbje është humbje, edhe me diferencë të vogël…

Në përfundim të kësaj analize, mund të thuhet se Veliaj e fillon garën në “pole position” – atij i duhen vetëm 5-10 mijë vota më shumë se në 2015-ën, që ta fitojë garën me siguri matematike (figurativisht, i duhet që nga ish-kampi i pionierëve në Dajt, të ngjitet tek antena në majë të malit të Dajtit). Ndërsa kundërshtarit të tij do t’i duhet të ngjitet (figurativisht) nga Kinostudio, deri tek antena në majë të Dajtit…

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

http://afp.al/news/2017/08/piketat-ne-garen-per-tiranen-opinion-nga-eduard-zaloshnja-44652/

Next Post
Bankomati shkulet nga vendi me një mjet pirun, VIDEO e grabitjes spektakolare

Bankomati shkulet nga vendi me një mjet pirun, VIDEO e grabitjes spektakolare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com