• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha: Qeveria është shndërruar në strofkën e drogës

by Java News
01/03/2017 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga çadra e protestës së opozitës akuzoi qeverinë se është e lidhur me krimin dhe drogën. Sipas tij, qeveria hoqi nga puna punonjës të ndershëm me qëllim që ti japte rrugën krimit dhe drogës.

“Do ta shembim këtë qeveri që përfaqëson republikën e vjetër. Është vendi dhe koha të kujtojmë shkaqet sesi republika e vjetër ra pre e krimit. Ajo shndërruar në strofkën e drogës. Punonjës të Policisë së Shtetit janë larguar në mënyrë të paligjshme.  Ministri është i lidhur kokë e këmbë me krimin”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, qeveria do që të blejë zgjedhjet për të mbajtur këtë gjendje që t’i shpëtojnë drejtësisë për të mbajtur republikën e vjetër në këmbë.

“Ata duan votime fasadë të diktuara nga krimi. Ky është themeli i së keqes. Shumica e shqiptarëve vuajn këto pasoja. Qeveritarët janë bërë njësh me krimin. Kjo është një betejë për jetë a vdekje. Ose Shqipëria do kthehet në një vend të harruar, ose do ta shporrim këtë qeveri, që me qeveri teknike t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.

“Si u arratis Arben Frroku? Pse u fsheh për 3 muaj kërkesa e ekstradimit të Mark Frrokut? Sepse policia i bindej urdhrave të një ministri të lidhur me kriminelët. Vendosja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ishte pika e parë e planit. Pika e dytë ishte vendosja në drejtimin e policisë elementëve të lidhur me krimin. Kjo solli mbulimin e vendit me drogë, përfitimet e të cilës shkojnë në duart e kupolës kriminale, të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin”, shtoi Basha.

Sa i takon drogës, Basha tha se PD do krijojë Xhandarmërinë kombëtare nëse do vijë në pushtet. Sipas tij, Xhandarimëria do ketë për funksion asgjësimin e krimit dhe parcelave me kanabis.

“Do krijojmë Xhandarmërinë kombëtare, një bashkëpunim mes Forcave të Armatosura dhe Policisë për të mundësuar që mijëra bijë dhe bija shqiptarësh me përgatitjen e duhur, me investimet nga taksat, të marrin pjesë dhe të kenë përgjegjësinë e tyre përkrah policisë për të siguruar rendin në luftën kundër drogës në çdo pëllëmbë të republikës së re. Ne do të rikthejmë kontrollin e vërtetë të territorit. Do të rikthejmë kontrollin e kufijve që Shqipëria të jetë një vend i sigurt, të ketë sipërmarrje të sigurta nga mëngjesi e deri në darkë“, tha Basha.

Kreu i opozitës solli në vëmendje edhe njëherë tjetër kushtin e opozitës për të dalë nga protesta, qeverinë teknike.

“Me një qeveri teknike do t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme ku qytetarët të vendosin për fatet e tyre dhe të fëmijëve të tyre, të vendosin për një qeveri të lufton drogën, për t’i dhënë Shqipërisë perspektivën europiane. Do të angazhohemi në luftën kundër krimit me zero tolerancë. Siç ia dolëm ta fusim Shqipërinë në NATO, të heqim vizat, bashkë do ia dalim ta fusim Shqipërinë në BE, duke luftuar pa mëshirë narkotrafikun“, tha Basha.

 

Javanews.al /ma.me

 

Next Post
“Do doja viagra të bëj seks”, disa poezi të pabotuara të Dritëro Agollit

Flet vëllai i Dritëroit: Fjalët e fundit të shkrimtarit dhe pse u zu me Kadarenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In