• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha premton se do i referohet modelit konservator britanik

by Java News
17/11/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të ndjekë modelin konservator britanik në përzgjedhjen e kandidatëve të saj.

Keshtu ka deklaruar kreu i PD-se, Lulzim Basha, pas nje takimi qe ka zhvilluar sot me Kryetarin e Bordit të Vlerësimit të Kandidaturave të Partisë Konservatore, David Jones, i cili erdhi në Tiranë për të dhënë përvojën e konservatorëve në pushtet për mënyrën sesi përzgjidhen kandidaturat përpara se ato të bëhen zyrtare.

“Ne jemi këtu për të ndarë eksperiencën dhe punën tonë në Partinë Konservatore duke ofruar një sistem të hapur, demokratik dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatëve për në Parlament. Ne jemi të lumtur t’i ofrojmë këto eksperienca dhe jemi të kënaqur me mikpritjen që na është dhënë dhe në veçanti për interesin që është treguar nga partia simotër këtu në Shqipëri.”- u shpreh David Jones për gazetarët.

Modeli konservator britanik është përshtatur në statutin e Partisë Demokratike me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve, i cili do të menaxhojë një proces që kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e Partisë Demokratike. Basha e vlerësoi si më të mirën në Europë dhe në botë përvojën britanike të seleksionimit të kandidaturave para se ato t’i dërgohen për vlerësim dhe gjykim anëtarësisë.

“Qëllimi është i qartë, demokratët shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë do të kenë tek Partia Demokratike kandidatë për deputetë dhe kandidatë për pushtetin vendor që do të përfaqësojnë në radhë të parë dhe mbi të gjitha interesin publik, interesin e qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht vlerat dhe parimet për të cilat qëndron kjo parti.  Ky takim është një shenjë e qartë e besimit të madh që partitë tona simotra kanë tek Partia Demokratike, e shpresës që përmes europianizimit të standardeve të zgjedhjeve të deputetëve dhe të përfaqësuesve të pushtetit vendor, Partia Demokratike tashmë të imponojë në skenën politike një standard europian, një standard i cili t’i shërbejë interesit të qytetarëve shqiptarë.” – u shpreh Basha.

Për të vënë në dukje krizën e thellë ku ndodhet demokracia në Shqipëri, Kryetari Basha iu referua njerëzve që ka çuar në Parlament organizata e Rilindjes, përfaqësues që nuk kanë lidhje me PS, por me bandat, krimin e organizuar, biznesmenë me kredenciale të dyshimta. “Ky është një problem shkatërrimtar për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë. Kjo duhet të marrë fund”- u shpreh Basha, i cii shpjegoi kontributin e Partisë Demokratike në këtë drejtim.

“Së pari, në procesin e dekriminalizimit, faza e parë e të cilit ka larguar mbi 350 deputetë, kryetarë bashkie, anëtarë të këshillave bashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar për shkak të rekordeve të tyre kriminale.

 

Së dyti përmes propozimit tonë për vetingun e politikanëve, për largimin e politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të përfshirë në afera korruptive.

Së treti përmes reformës së politikës, reformës zgjedhore dhe reformës së partive politike. Reformë e cila duhet të synojë që partitë politike të shprehin dhe të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.” – u shpreh Kryetari i PD, Lulzim Basha. (Panorama)

Next Post
Gazetari britanik infiltrohet brenda mafies shqiptare

Gazetari britanik infiltrohet brenda mafies shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In