• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha ose duhet të dorëzojë Salianjin, ose “Babalen”, ose vetë!

by Mero Baze
09/10/2018 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka vetëm dy mundësi që Lulzim Basha të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me dosjen “Babale”.

E para, dhe ajo që është më e provueshme, është të përballet me të vërtetën që del nga hetimet. Tani Prokuroria ka hetuar faktet e tjera, përveç regjistrimit dhe ekspertizës së zërit, dhe ka provuar se një zyrtar i lartë i PD, ka mbështetur skenarin e prodhimit fallco të një dosje për të goditur ministrin e Brendshëm politikisht.

Mjafton fakti që dy personazhet flasin për shuma të premtuara parash nga Partia Demokratike, dhe njëri e pohon këtë edhe para prokurorit, për të qenë para një fakti të rëndë.

Ajo që mund të bëjë Lulzim Basha, është që të mbrohet se nuk ka pasur dijeni për atë çfarë bënte Ervin Salianji me dy personazhet e dosjes “Babale”, dhe të distancohet prej tij.

Me këtë rast duhet të kërkojë largimin e tij nga grupi parlamentar i PD dhe t’i kërkojë drejtësisë të jetë e lirë në hetimin e tij.

Ky është një version që kundërshtari e tij, e ka bërë disa here këto vite, duke ja dorëzuar drejtësisë deputetët që përballeshin me ligjin.

Biles jo më larg se një muaj më parë, ai ka larguar nga grupi parlamentar dhe dikë që ka tentuar të shantazhojë policinë për vende pune.

Version i dytë i Lulzim Bashës është që të mbrojë dhe Salianjin, dhe të thotë që të dyve, edhe atij, edhe Salianjit, ua kanë hedhur dy personazhet e dosjes “Babale”, dhe ata kanë menduar se vërtet bëhej fjalë për regjistrimin e vëllait të Fatmir Xhafajt.

Kjo është më qesharake, por profilit të Bashës si një politikan i pacipë, nuk është se nuk i shkon.

Në këtë rast ata duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore përse kanë paguar për këtë gjë, pasi kjo është e paligjshme.

Por kjo që do të bëjë Basha dhe avokatët e tij në shtyp, që të mos pranojnë faktet, biles të marrin në mbrojtje dhe personazhet e dosjes “Babale”, është skenari më i keq, pasi kjo tregon se Lulzim Basha është i implikuar direkt me “Babalen” në këtë histori, pasi nuk guxon të shesë as atë.

I njëjti politikan, që kërkoi linçimin dhe burgosjen e Saimir Tahirit, se dy batakçinj flasin në telefon përralla për të, dhe deri tani nuk është provuar asgjë nga hetimet në Itali dhe Shqipëri, i njëjti hedh poshtë provat e Prokurorisë, dhe jo vetëm bisedat mes dy personazheve të dosjes “Babale”, se janë paguar nga Lulzim Basha të fabrikojnë këtë histori.

Me këtë standart mos pranimi akuze, Lulzim Basha e bën tërësisht të paqenë dosjen “Tahiri”, dhe rrëzon gjithë betejën një vjeçare që ka bërë kundër tij, dhe implikohet vetë rëndë, si koka e kësaj historie.

Ai nuk pranon as që e ka gënjyer Salianji, as që është gënjyer Salianji, dhe as që të dy i ka gënjyer “Babalja”, dhe kjo në fakt është guxim i madh, pasi tregon se ka qenë i vetëdijshëm për atë çfarë po gatuhej në këtë histori të shëmtuar.

Dhe nëse është kështu, nëse ai nuk distancohet nga Salianji dhe të kërkojë shkarkimin e tij, apo nëse nuk pranon së paku se atë dhe Salianjin i kanë gënjyer dy personazhet në fjalë, duhet të merret vetë si i pandehur në këtë histori.

Saimir Tahiri ju dorëzua drejtësisë për një përfolje në biseda mes dy trafikantësh, ndërsa Lulzim Basha është i implikuar nga dy personazhet që ai ka përdorur për të prodhuar një akuzë fallco dhe ka dhjetëra prova që u është premtuar pagesë nga PD, për këtë histori.

Këtu ka më shumë se një nen që ai duhet të merret i pandehur, qysh tek shpifja për qëllime politike, pagesa të zeza nën dorë për qëllime korruptive, e deri tek ndihma ndaj një të kërkuari nga policia për t’iu fshehur drejtësisë.

Hapësirat për t’u mbrojtur janë shumë të vogla dhe tani Lulzim Basha duhet të zgjedhë, ose të shesë Salianjin, ose “Babalen”.

Duke i mbrojtur të dy, në fakt tregon se ata vërtet nuk kanë faj, pasi në krye të kësaj historie është vetë Basha.

Next Post
Receta e shëndetshme e qofteve me kunguj dhe djathë

Receta e shëndetshme e qofteve me kunguj dhe djathë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In