• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha, një armik në dispozicion

by Namir Lapardhaja
14/09/2022 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Është e qartë, tashmë, se Lulzim Basha është një armik në dispozicion i përkryer për turmën.

Deri dje figura e tij bëri bashkë të gjithë armiqësinë e akumuluar ndër vite në PD. U mblodhën njerëz që dështimet e tyre politike i projektonin tek figura e tij si drejtues apo militantë të zhgënjyer nga opozita e gjatë dhe nga padurimi për të ardhur në pushtet. Të parët u bënë bashkë nën moton “vetëm Berisha e largon Bashën”, ndërsa të dytët me besimin “vetëm Berisha na sjell në pushtet”.

Mirëpo, koha kalon dhe ajo është gjykatësi i rreptë. Ndaj sot, kur Basha është larguar, madje kur askush nuk e di se ku ndodhet dhe se çfarë bën, nuk ka më alibi për dështimet dhe për gënjeshtrat e prodhuara gjatë kësaj kohe, të tilla si: me të marrë PD-në “Foltorja” dhe zoti Berisha do të rikthehet gara në PD, Berisha do largohet dhe do hapë garë të lirë dhe të ndershme, do të marrë fund pengmarrja e opozitës, do të marrë fund marrëveshja me pushtetin, do të hiqet “non grata” nga amerikanët; në shtator do të fillonin protestat e fuqishme mbarëpopullore, të cilat nuk do të ndaleshin deri në rrëzimin e plotë të kësaj qeverie etj.

Meqenëse asnjë nga këto nuk ndodhi dhe sot jemi më keq se dje, thërritet në skenë sërish armiku në dispozicion, Lulzim Basha, i cili herë na shfaqet si agjent i Sorosit, e herë të tjera si i Putinit. Pra, një poliagjent i llojit të Mehmet Shehut.

E gjithë kjo histori është aq qesharake saqë duhet të kesh probleme me perceptimin e humorit që të mos qeshësh me të madhe. Kemi të bëjmë me një komedi të vërtetë, sa banale aq edhe të neveritshme.

Por, meqenëse ka njerëz që merren dhe që diskutojnë këto çështje, na duhet të jemi serioz dhe të kthehemi tek serioziteti.

Së pari, “Foltorja” dhe zoti Berisha nuk janë të vërtetë në artikulimet e sotme ndaj Lulzim Bashës përsa i përket të ashtuquajturit “lobim rus”, sepse nga mbrojtës i flaktë i zotit Basha kur këto akuza filluan të artikulohen, së pari, nga një media periferike në Amerikë dhe, së dyti, nga Partia Socialiste dhe kryetari i grupit të saj parlamentar, sot del zëdhënësja e PD-së që na paraqet një Bashë të lidhur me rusët.

Në këtë situatë, demokratët e thjeshtë nuk dinë kë të besojnë! Të besojnë Berishën dje që i garantonte se (citoj) “shkrimi i “Mother Jones” për Lulzim Bashën është një fabrikim” dhe se “as Lulzim Basha dhe as PD-ja nuk kanë marrë asnjë financim nga rusët dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me ta” apo të besojnë sot zëdhënësen e PD-së, zonjën Garo, së cilës i kishin shkruar një deklaratë për shtyp, duke e transformuar historinë e djeshme në interesin e sherrnajës së sotme brenda PD-së?!

Me dy standarde nuk mund të kemi politikë të drejtë dhe të moralshme.

Së dyti, po thuhet që Putini ka financuar në Shqipëri Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, mirëpo, përpara se të pranojmë këtë, duhet të shohim se cilët janë sot ata faktorë politikë që po i shërbejnë interesave ruse në vendin tonë? Cilat janë ato politika? Nuk mund të themi që po i shërben Basha, duke e ditur se ai, në përputhje me kërkesat amerikane, largoi zotin Berisha nga Grupi Parlamentar, gjë që, siç po duket deri më tani, i kushtoi shtrenjtë karrierës së tij politike.

Nëse Putin ka financuar, e ka bërë një gjë të tillë përkundrejt një shërbimi. Çfarë shërbimi do ai? V. Putin kërkon rrëmujë në Ballkan, destabilitet në Rajon, kërkon të shahet dhe të projektohet SHBA-ja si një vend që kontrollohet nga mafia dhe nga Sorosi, si një vend i korruptuar dhe i kapur. Pra, ai investon për të gjetur aleat në luftën e ardhshme të tij me Perëndimin, në mënyrë që, kur të fillojë, t’i ketë në anën e tij.

Nuk më duket se në këtë kuptim dhe drejtim zoti Basha është një aleat i besueshëm, sepse, duke parë retorikën e politikës së ditës në Shqipëri, janë disa politikanë që i shkojnë më për shtat interesave ruse, në përputhje të plotë me retorikën e dyanshme përsa i përket SHBA-ve apo qëndrimeve të tjera në Rajon.

Si përfundim, unë mendoj se, nëse ka diçka që duhet hetuar në gjithë këtë histori, le të hetohet dhe, nëse ka një vend që ka interes më të madh dhe mjetet e duhura për ta bërë një gjë të tillë, është qeveria amerikane. Pra, le të hetohet prej tyre dhe të na thonë ata se si qëndron e vërteta e kësaj historie, mirëpo ajo për të cilën ndiej keqardhje të madhe është gjendja në të cilën është katandisur PD-ja, nën drejtimin e një njeriu që mbi hallin e vet personal, nuk sheh gjë tjetër, dhe është gati ta shndërrojë forcën më të madhe opozitare dita-ditës herë në një parti tragjike dhe herë në një parti komike.

Next Post
Berisha: Hë e patë ku na kishte futur Basha? Paskemi qenë si në filmat e mafies dhe s’e dinimin

Berisha: Hë e patë ku na kishte futur Basha? Paskemi qenë si në filmat e mafies dhe s'e dinimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com