Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha e cili akuzoi Ramën se po merr në mbrojtje ish-ministrin Tahiri lidhur me akuzat për bashkëpunim me bandën e Habilajve.
Basha deklaroi se rama e ka marrë në mbrojtje pasi është edhe ai vetë i lidhur me bandat dhe përfitues i krimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se gjithçka po bëhet për teatër nga opozita e cila sipas tij nuk lufton për drejtësi. Po ashtu, Rama shkruan se beteja me krimin është prioritet i tij ndërsa Basha bën thjesht politikë.
“LB bërtit po mos harro:Unë dua TË VËRTETËN ti KARRIGEN! Unë dua DREJTËSI ti do TEATER! Unë dua LUFTE me krimin ti krimin e do për POLITIKE”, shkruan rama në facebook./a.m.