• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha, ky Stalin i vogël

by Artur Ajazi
16/11/2021 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kryetari i demokratëve të mbetur Lulzim Basha, ka kohë që sillet si një Stalin i vogël në atë parti.E ka theksuar sjelljen e tij “sovjetike” me paralajmërime për “shkarkime, largime, përjashtime, penalizime” apo dhe degdisje. Ai ka vendosur të sillet si një diktator i vogël, edhe pse roli nuk i shkon. Mblodhi kryesinë së fundmi, dhe e katandisi situatën deri në përplasje fizike mes anëtarëve.

Ai paralajmëroi se “çdo njeri nga ju, që punon kundër partisë do të ndëshkohet”. Lulzim Basha ka krijuar brënda selisë dhe zyrave të asaj partie që drejton, një situatë të rënduar psikologjike ndaj kujdo që shfaq mendimin kundër, ndaj kujdo që shkon në “foltoren” e Berishës, madje duke shkuar edhe më tej. Paracaktimi i datës 18 Dhjetor si “dita e mbledhjes së Kuvendit”, mbetet fataliteti më i madh i një njeriu që kurrë nuk u bë politikan, kurrë nuk u bë lider, dhe që kurrë nuk arriti të bëhet as kryetar partie. Ai në thelb mbetet njeri i vogël, kopjac, inatçor, ziliqar, i paaftë, i pabesë, ndërsa si formim arsimor apo dhe intelektual, mbetet tipik sovjetik.

Lulzim Basha është i pamundur të kuptojë realitetin ku jeton, është i pamundur të perceptojë situatën e krijuar brënda asaj partie që drejton. Ai ka ardhur në Partinë Demokratike, me synimin e qartë, ta shpjerë atë drejt shpërbërjes. Eshtë e vetmja gjë, që i ka “shpëtuar” Doktorit, pa ja lexuar Lulzimit qysh ditën kur e afroi në parti. Situata e sotme brënda asaj force politike, mbetet e njëjtë me ish-Partinë Kominuste të BS, fill pas vdekjes së Leninit. Ishte Stalini ai që, në emër të “luftës ndaj tradhëtarëve të partisë”, nisi kryqëzatat e arrestimeve dhe dënimeve me vdekje të qindra e mijëra njerëzve.

Lulzimi sot, është gati të flakë dhe shkarkojë nga postet partiake, cilindo që e shikon natën në ëndërr se “po punon kundër partisë, dhe po punon për foltoren”. Ata që kanë punuar me Lulin në qeverisje apo dhe në parti, thonë se “është 10 herë më i keq se Berisha, por nuk ka ç’bën”. Formimin thellësisht majtist, Lulzimi e ka të hershëm, paçka se na u shfaq si “demokrat i vjetër, qysh në kohën kur dëgjonte VOA-në” në adoleshencë. Deri në momentin kur Berisha e prezantoi atë si “e ardhmja e partisë”, Lulzim Bashën nuk e lidhte asgjë me Partinë Demokratike. Ishin të shumtë ata që u habitën dhe shqyen sytë, tek panë një njeri të (pa) shkolluar në Hollandë, tek sillej  si “mëkëmbësi i Berishës”, edhe pse nuk kishte asnjë kontribut  në proceset demokratike.

Por ja që ai, i “ngjiti” me shpejtësi shkallët e karierës falë Doktorit,(i cili  bëri “hasha” madje edhe bashkëpunëtorët e vjetër) Luli  mori atë që nuk meritonte. U bë  deputet, ministër, kryetar bashkie, u bë kryetar partie, edhe pse para tij kishte emra si Sokol Olldashi që meritonin atë post.U mbajt nën hijen e Doktorit,deri ditën kur vendosi ta përjashtojë atë nga partia, por sot sillet sikur të ishte një Berishë i dytë brënda saj. Ata që e njohin prej vitesh tashmë Lulin, thonë se “nuk e besonim të ishte kaq diktator”, madje duke qenë më rradikal se “babai tij politik”. Ky ndoshta ishte vesi më i fshehur i tij, derisa të merrte përfundimisht në dorë “frenat e partisë”.

Partia Demokratike mbetet një biznes fitimprurës për Lulzim Bashën. Atë nuk e shqetëson aspak fati i saj, ashtu si edhe Sali Berishën. Beteja mes tyre tashmë ka nisur. Dueli  mes tyre, tashmë është kthyer në betejë për mbijetesë politike. Berisha si “fantazma e Leninit të  dikurshëm”, dhe Basha si “Stalini i vogël” që kërkon  pushtet absolut në parti dhe jashtë saj.

Next Post
Mbrëmjen e sotme “derbi shqiptar”/ Kuqezijntë e Alban Bushit sfidojnë sot Kosovën në “Fadil Vokrri”

Mbrëmjen e sotme “derbi shqiptar”/ Kuqezijntë e Alban Bushit sfidojnë sot Kosovën në “Fadil Vokrri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com