• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha është opozitë e vetes, jo e Edi Ramës

by Alfred Peza
11/02/2021 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Arsyeja thelbësore se përse opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha, nuk po ia del që të ngjisë në popull për të kirijuar frymën e madhe të ndryshimit që i paraprin rrotacioneve politike, lidhet me faktin se ai nuk është opozitë e Edi Ramës. Lulzim Basha është deri tani, vetëm opozitë e vetëvetes. Opozitë e Lulzim Bashë.

Me veprimet dhe mosveprimet e tij politike, me vendimet dhe me mosvendimet e tij, me mungesën e karizmës dhe të lidershipit Lulzim Basha po i prish më shumë punë vetes, sesa Edi Ramës. Po i prish më shumë punë opozitës, sesa mazhorancës. Po i prish më shumë punë PD, sesa PS. Po i prish më shumë punë projektit të tij të kandidimit për Kryeministër, sesa shefit të qeverisë vetë.

Mjafton që të kesh ndjekur apo lexuar se çfarë tha Besnik Mustafaj në një intervistë për mediat gjatë ditës së sotme, për ta kuptuar këtë. Ish- ministri i Jashtëm, ishte një nga 5 anëtarët e Komisionit për Verifikimin e Kandidaturave për deputetë të PD në zgjedhjet e 25 prillit dhe ka ngitur të paktën dy çështje tejet të rëndësishme, që ushqejnë idene se Lulzim Basha është opozita e vetes dhe jo e Edi Ramës.

E para, Mustafaj tha se “nga pikëpamja etike, nuk është mirë që bashkëshortja e kryeministrit të ardhshëm, nuk voton dot sepse nuk ka nënshtetësi shqiptare”. Jo më larg se 24 orë përpara kësaj deklarate, edhe djali i xhaxhait të Lulzim Bashës braktisi PD duke iu bashkëngjitur PS, duke dëshmuar se në këtë pike ai ka një problem më të madh sesa duket.

E dyta, Mustafaj dëshmoi se puna e komisionit për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë nga ana e PD e trumbetuar si “më e mira”, “më transparentja”, “më demokratikja”, “e pandodhur ndonjëherë”, si “model britanik”, “sipas parimit një anëtar një votë”, etj. ka qenë thjeshtë një nga farsat më të pështira që ka prodhuar politika shqiptare në këto 30 vitet e fundit.

“Tritan Shehun ne e kemi skualifikuar me 5 vota kundër, unanimisht. Të pesë anëtarët kanë qenë unanim në këtë pikë që zoti Shehu e ka të mbyllur karrierën. Zoti Shehu është 70 e ca vjeç dhe ne kemi menduar në atë gjykim që e ka mbyllur karrierën e tij politike. Ka qenë kryetar i PD, ka qenë zv. Kryeministër…”, deklaroi Besnik Mustafaj. Pavarësisht nga kjo, z. Shehu u caktua nga Lulzim Basha, udhëheqësi politik i qarkut të Gjirokastrës.

Ajo që nuk arrin të artikulojë në këtë rast Besnik Mustafaj është fakti se ka në PD, edhe më të vjetër në moshë se Tritan Shehu dhe që kanë patur më shumë poste e funksione se ai. Sali Berisha është edhe nja 5 vjet më i moshuar se z. Shehu dhe ka qenë gjithashtu jo vetëm Kryetari PD, por edhe President dhe Kryeministër.

Kur që tani Lulzim Basha shkel çdo rregull, kriter dhe vendimarrje që e ka garantuar publikisht, çfarë duhet të presin demokratët, opozitarët dhe shqiptarët nga ai nëse do të bëhej vërtetë Kryeministër pas zgjedhjeve!

Nuk është hera e parë që Kryetari i PD, sillet si opozita e vetes, e Lulzim Bashës. Mjafton të shihni sesi i hodhi në kosh të plehrave të gjitha vendimet e Komisionit për Verifikimin e Kandidaturave për deputetë të PD, për të kuptuar se ai ka sot, 6 000 demokratë dhe mbështetës të tyre kundër.

Ende pa filluar zyrtarisht fushata elektorale ato janë në opozitë me opozitën, sepse Lulzim Basha i gënjeu. I preu në besë. I tradhëtoi. I shkeli me këmbë ëndrrat, shpresat e besimin për një proces përzgjedhje me rregulla dhe një sistemi meritokracie. Lulzim Basha futi në zbatim kundër tyre, të njëjtën teknologji përmes së cilës ai “mundi” Sokol Olldashin, për tu katapultuar në krye të demokratëve me ndihmën e Sali Berishës dhe jo përmes vullnetit të shprehur me votë të fshehtë të anëtarësisë së partisë.

Standartin me të cilin u bë Kryetar i PD, Lulzim Basha nuk e kapërceu dot as këtë radhë, duke u shndërruar nga sfidant i Kryeministrit në liderin e opozitës me vetëveten. Fitorja më e vështirë për çdo njeri, për çdo politikan, për çdo drejtues dhe lider politik, është fitorja mbi veten. Lulzim Basha e humbi këtë luftë. Ndaj betejën me Edi Ramën dhe PS, e ka të humbur që tani, pa u futur ende në garë!

Next Post
Meta për largimin e popullsisë: Vendi po përjeton erozion demografik, po kërcënohet perspektiva kombëtare

Meta: Unë ministër i Brendshëm? Po qe nevoja do të bëhem edhe 'ushtar i dytë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com