• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha duhet marrë seriozisht si… tellalli i mafias!

by Mero Baze
24/06/2018 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ky ishte rasti kur Lulzim Basha duhej marrë seriozisht. Nuk e morën seriozisht, se shpesh u duket i sforcuar për të imituar “qytetarin digital”, por është rasti që ai duhet marrë seriozisht për më shumë se kaq. Deklarimi i tij se në një makinë “Toyota Yaris” do të vijnë para nga jashtë dhe se ato para janë identifikuar, është një provë e sigurt se Lulzim Basha, ka akses në shërbimet integjente të shtetit, në Interpol dhe stuktura të tjera informative dhe i keqpërdor ato për të bërë politikë në Kuvend.

Deklarata e tij është e lidhur plotësisht me ngarkesën që u kap sot me rreth  4 milionë euro. Është vetëm gabim shifrash, por është një informacion që Interpoli Shqiptar duket se e ka prej dhjetë ditësh dhe dikush e ka rrjedhur tek ish shefi i tij politik.

Ky i fundit e dekonspiron aksionin publikisht në Kuvend, ngaqë nuk i vjen ndonjë fyerje në mend për Taulant Ballën dhe bën si profet që e di se të kujt janë paratë.

Ja sot u kapën paratë.

Po të ishin të Taulant Ballës do arrestohej Taulant Balla, por ai duket shumë i gëzuar që janë kapur. Po të ishin të Edi Ramës, natyrisht që do ishte i mërzitur Edi Rama. Thjeshtë ato janë para të zeza që po përpiqen ti fusin në Kosovë, sipas deklaratve të bëra nga transportuesi.

Por dhe nëse ishin për Shqipëri është i njëjti problem. Një politikan i cili keqpërdor lidhjet politike me agjensitë e inteligjencës dhe i shpërdoron ato publikisht në Kuvend si lajmëtar i mafias, duhet hetuar seriozisht.

Për fat makinat kanë qenë rrugës dhe ndoshta pronari i automjetit se ka dëgjuar deklaratën e Lulit në Kuvend pasi nuk e mori njeri seriozisht. As shtypi nuk e dha si lajm më vete se i është dukur banale. Interesante është se sot Luli dhe zyra e tij u kujdesën ta shpërndajnë vetë deklaratën që nuk e kishte fiksuar njeri.

Nëse Lulzim Basha kërkonte ta luftonte vërtet trafikun e parave të zeza në këtë rast, ndërkohë që ka qenë i informuar nga Interpoli, ai duhet ta priste me qetësi ditën e sotme kur të kapej, dhe pastaj të akuzonte kë të donte. Problemi i tij është, se ai nuk donte të kapeshin ato para, por të njoftonte paraprakisht se dikush e ka marr vesh që po transportohen.

Ky është një fenomen i rëndë politik, ku politikanët shqiptarë e kanë kthyer në zbor dekonspirimin dhe dizinforimin e  dosjeve penale dhe ti nuk e ndan dot ku fillon “qytetari digital” dhe ku fillon e vërteta.

Të bësh “profetin” me paratë e mafias shqiptare në Belgjikë apo Gjermani, një mafie që i ka rrënjët nga të ikurit e Sali Berishës në vitin 1997 me pasaporta diplomatike, do të thotë të bësh tellallin e tyre dhe ti njoftosh publikisht kur merr vesh që janë në përgjim. Qeveria shqiptare ka përgjegjësi për forcimin e ndonjë grupi kriminal në Shqipëri, por jo për mafian e drogës në Belgjikë apo Gjermani.

Roli i informatorit publik të Lulzim Bashës në këtë rast, përveçse është një karagjozllëk politik që dëmton luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale, është një rast për t’u hetuar dhe për t’u zbardhur deri në fund, duke nxjerrë pronarin e këtyre lekëve dhe dërguesin e tyre dhe më tej për të parë lidhjet e tyre. Por ndërkohë, shërbimi i brendshëm i policisë duhet të ‘krehë’ mirë sektorin e  Interpolit dhe agjensitë e tjera inteligjente, të cilat raportojnë në dy zyra, në një për të bërë punën e shtetit dhe në tjetrin për të bërë qokën e tellallit të mafias.

Next Post

Bllokohet përsëri Tiranë- Durrës, ja devijimet e rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In