• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha i dorëzuar!

by Mero Baze
10/01/2018 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka një sjellje prej adoleshenti, kur flet për kundërshtarin e vet, Edi Rama. Në daljen e tij të fundit, shpjegoi se si e kishte gjetur mekanizmin që do të rrëzonte Edi Ramën. Kishte disa informacione për të, dhe me ato do ta rrëzonte. Biles për ta bërë të besueshme që kjo skemë do funksionojë, tha se kështu kishte rrëzuar dhe Saimir Tahirin.

Pak a shumë si ata kalmanjtë e vegjël në lagje, pasi rivali i tyre i rreh kudo që i gjen, ata hipin në majë të ballkonit dhe thonë: “Ta rregulloj unë qejfin ty, e di unë çdo të bëj herën tjetër”.

Dhe kjo, e thënë pikërisht në ditën që do paralajmëronte protestën e radhës së opozitës.

Unë nuk e di kë opozitar ngazëllen kjo qasje e kryetarit të tyre, apo kush ndjehet i sigurtë se atë që nuk e mund dot në zgjedhje, do ta mundësh duke e trembur me teori konspirative.  Por di se Lulzim Basha ka nevojë të rritet dhe të kuptojë disa gjëra elementare në përballjen politike.

E para, kjo nuk është një betejë personale mes Edi Ramës dhe Bashës, por mes mbështetësve të Edi Ramës dhe Bashës, të cilët vendosin për fatin e tyre. Dhe Lulzim Basha nuk duhet të lodhet të trembë Ramën, por duhet të trimërojë të vetët dhe t’i shtojë ata. Me stilin që po përdor “se ai di një gjë që do t’ua thotë më vonë”, d.m.th pas datës 27, ai thjesht forcon më shumë profilin e tij si një  lider që e hedh lumin duke gënjyer.

Vetëm një adoleshent operon ndaj rivalëve të tij me mjete të tilla. Vetëm ata thonë: “ta rregulloj unë qejfin”, “do t’i them vëllait të madh”, “kam ca shokë në lagjen tjetër” etj, shprehje shpëtuese nga rrethanat e një njeriu të pafuqishëm.

Këto janë sjellje të një njeriu që nuk ka çfarë t’i bëjë rivalit. Se ai që ka çfarë t’i bëjë, dhe sidomos ai që është i bindur se populli është kundër rivalit të tij, nuk ka më punë me rivalin, por me popullin që duhet ta drejtojë kundër tij.

Në politikë nuk ka asgjë që ruhet për t’u thënë më vonë, nëse është dicka që ngjall zemërim. Pasi zemërimi popullor nuk prodhohet në epruvetë dhe nuk është lindje e planifikuar, në zyrën e Lulzimit. Ai prodhohet në rrugë dhe sheshe nga fakte që ata shikojnë dhe besojnë.

Lulzim Basha ngjan si një lider i dorëzuar, që nuk ka më besim tek protesta, që nuk ka më besim tek partia e vet, që nuk bashkon dot aleatët me njëri- tjerin se i ka gënjyer të gjithë, që është në konflikt real me bashkësinë ndërkombëtare lidhur me reformën në drejtësi, dhe po mendon se i vetmi mekanizëm me të cilin mund t’i mbajë me shpresa opozitarët, është një gjë jopolitike, që ai shpreson se do funksionojë.

Praktikisht është duke premtuar se do ta përmbys qeverinë me ndihmën e shërbimeve inteligjente (që nuk dihet kë ka me vete). Dakord jemi dhe me këtë, sikur ta bëjë, por çfarë i duhet populli në protesta, kur e paska zgjidhur këtë punë?

Mundim i kot të presësh llogjikë nga një adoleshent!

Next Post
Marina Vjollca apo Alketa Vejsiu? Kush e fitoi ‘duelin’ për të prezantuar emisionin ‘Ferma’?

Marina Vjollca apo Alketa Vejsiu? Kush e fitoi 'duelin' për të prezantuar emisionin 'Ferma'?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com