• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha dhe partia si çiflig

by Artur Ajazi
26/05/2021 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Përfundimisht, në Partinë Demokratike, as janë bërë, dhe as nuk do të bëhen kurrë zgjedhje të lira, demokratike, të drejta dhe të ndershme. Brënda asaj partie, edhe muret janë berishizuar, janë molepsur aq keq, saqë e ka të pamundur çdo kandidat të hedhë “tuç” Lulzimin, aq më keq Sali Berishën. Ajo parti ka funksionuar dhe funksionon si çiflik i familjes. Askush nuk mund të thyejë rregullat e vendosura nga Berisha, askush nuk mund të vendosë linja të reja funksionimi të jetës saj të brëndshme, askush nuk mund të dalë mbi kryetarin. Nga partia e Dhjetoristëve të ‘90-ës, ka mbetur vetëm Sali Berisha dhe Tritan Shehu, kurse nga KOP-i 2005-ës ka mbetur vetëm Lulzim Basha, dhe servilët tradicionalë. Ka vite që komentohet dhe diskutohet në mjediset publike e politike, se “përse PD e drejtuar nga Lulzim Basha në këto 8 vite, është katandisur në çiflik, ku mungon anëtarësia e ndershme, specialistët e fushave, inteligjenca dhe qytetarët e thjeshtë, si përkrahës të saj.PD-ja e Lulzimit sot, është një parti e braktisur nga më shumë se 240 mijë anëtarëve dhe mbështës. E kanë braktisur në zgjedhjet lokale 2015 dhe zgjedhjet parlamentare 2017, ashtu siç e braktisën edhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Kjo PD është parti rradikale, e cila sapo merr pushtetin, krijon rrjetën nepotike në administratën publike, duke bushur zyrat me mediokërr që dinë të zhvatin para qytetarëve dhe fondet publike.

PD është parti, që prej 8 vitesh nuk mbledh me seriozitet Këshillin Kombëtar, kryesinë dhe forumet e saj, nuk arrin të vjelë asnjë qindarkë kuotë anëtarësie, duke mos kryer dot këtë detyrim statutor. PD është parti, që ka sot 25 anëtarë kryesie, 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët janë kthyer thjesht në shërbëtorë të kryetarit dhe çiflikut të tij.Fushata e zgjedhjeve të reja, mbetet treguesi më negativ i një partie pa perspektivë në jetën politike. PD e Lulzim Bashës, ishte dhe mbetet parti pa frymë politike, me program të dekantuar, si shkak i ozuprimit nga Sali Berisha dhe familja, dhe prej 8 vitesh nga Lulzim Basha dhe kunati. Partia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, u shpërfytyrua pasi u kthye në “çiflik” privat të interesave të tyre.

Sot atje, nuk mund të bëhet fjalë më për “hapje të partisë, për thithje të elementit të ri intelektual”, pasi linja e funksionimit të saj, mbetet sipas luhatjeve të interesave klanore të dy kryetarëve. Kur Sali Berisha dha dorëheqjen në qershor 2013, fillimisht u mendua se “PD do të shpëtonte nga ai”. Por gjithçka ishte një hamendësi. Berisha, ia “delegoi” partinë besnikut të tij Lulzim Basha. Edhe sot pas afro 30 vitesh nga PD-ja e dikurshme,nga 312 themeluesit e saj, ka mbetur statujë vetëm Sali Berisha, kurse nga 45 themeluesit e “KOP”-it në 2005 ka mbetur aktiv në politikë vetëm mëkëmbësi i përjetshëm Lulzim Basha.

Partia dhe çifliku, janë brënda PD-së sotme, një binom i pandarë. Kushdo që merr guximin të prishë linjën e vendosur, është përballur dhe do të përballet me pasoja të rënda, të cilat në çdo parti tjetër europianiste, do të ishin konsideruar skandale të hetueshme nga organet kompetente.Nuk ka asnjë dyshim, kjo gjë do të ndodhë edhe pas 13 Qershorit me “kundërshtarët” e kryetarit që guxuan të garojnë për postin e lartë të asaj partie neokomuniste…

Next Post
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

“Jeni në fazën e njohjeve të reja”- Meri Shehu: Shenja që duhet të ketë kujdes në martesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In