• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luljeta Bozo shfaqet krah Ramës: Qytetarët morën shtëpi dhuratë nga rindërtimi

by A R
05/03/2021 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inxhinierja Luljeta Bozo u shfaq sot krah Kryeministrit Edi Rama duke pranuar ftesën e këtij të fundit për t’u përfshirë në listat e Partisë Socialiste për kandidatë për deputetë.

Duke folur për rindërtimin dhe planin e socialistëve në këtë aspekt, Luljeta Bozo tha se ky proces po ecën me ritme të shpejta dhe se qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 Nëtorit 2019 duhet ta konsiderojnë dhuratë shtëpitë e reja që po marrin pa shpenzuar asnjë fond.

“Në përgjithësi ne inxhinierët flasim shkurt. Ne të gjithë u tronditëm, gjithë populli, se tërmeti është një dukuri shumë e rrezikshme dhe e frikshme. Por nga ky tërmet ne nxorrëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë në fushën e ndërtimit. Qeveria e mori veten shumë shpejt, nuk mbeti asnjë njeri përjashta. Mua më vjen mirë që ato që kemi konstatuar defekte në ndërtim janë realizuar në këtë program. Më vjen shumë mirë dhe filloi menjëherë programi në ato zona ku kishin shkatërrime më të mëdha dhe ku ishte më e ndjeshme. Kemi pasur një defekt se shtëpitë në fshat përveç ishin në fshat, janë dhe shumë të shpërndara.

Të hysh në një shtëpi të re pa shpenzuar asnjë lek për mua është një dhuratë. Ne kemi shembuj në Italinë që ka mbi 10 vjet që ka rënë tërmeti dhe akoma janë në rulota, akoma nuk janë strehuar, përveç se po kërkojnë qira se po rrinë në rulota dhe kanë zënë një copë tokë nga halli, kurse këtu jo vetëm që nuk paguanë asnjë lekë, por u bë shtëpia e re sipas sdandardeve. Në procesin e rindërtimit është filluar ndërtimi sipas rregullave, me infrastrukturën e nëtokës, pastaj me infrastrukturë rrugore dhe pastaj vazhdon me ndërtimin e shtëpive. Ky proces për mua po ecën shumë normalisht, ndoshta ka nevojë për të treguar për ata që janë hezitues se mendojnë që bëhet menjëherë. Njerëzit duhen sqaruar që shtëpitë nuk ndërtohen kështu, nuk ndërtohen pa pasur fonde dhe ne e kemi pasur shumë vështirë. Them se shumë shpejt plagët e tërmetit do të riparohen dhe njerëzit duhet të jenë mirënjohës sepse është një dhuratë e madhe. Jo të gjithë e bëjnë këtë. Programi i rindërtimit që nisi me tërmetin unë them që duhet të vazhdojë me një aspekt tjetër me të cilat mund ta zhvillojmë vendin tonë. Ka punë shumë për të bërë në zonat rurale”, tha inxhinierja Luljeta Bozo.

/a.r

Next Post
Manastirliu: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

Manastirliu: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Inkuizitori i Madh i Dostojevskit dhe një shfaqje teatrale që Tirana duhet ta ndjekë!

September 5, 2026
“Zgjidhja nuk është përplasja e institucioneve”- Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ministri Gogu: Të martën e zgjidhim konfliktin në Kuvend, plotësojmë boshllëkun ligjor

“Zgjidhja nuk është përplasja e institucioneve”- Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ministri Gogu: Të martën e zgjidhim konfliktin në Kuvend, plotësojmë boshllëkun ligjor

September 5, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

September 5, 2026
Pasaporta para njeriut

Pasaporta para njeriut

September 5, 2026
Nga SEPA te pagesat e menjëhershme, Guvernatori Sejko nga konferenca në Malin e Zi tregon hapat e Shqipërisë drejt Europës

Nga SEPA te pagesat e menjëhershme, Guvernatori Sejko nga konferenca në Malin e Zi tregon hapat e Shqipërisë drejt Europës

September 5, 2026
Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë!

Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë!

September 5, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Shkaktuan dy zjarre në Durrës, 3 të dyshuar si piromanë në pranga! U shkrumbuan dhjetëra hektarë me pemëtari, njëri aksidental nga freksibli

September 5, 2026
Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë? Kush është kandidati i AfD që aspiron për kryeministër!

Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë? Kush është kandidati i AfD që aspiron për kryeministër!

September 5, 2026
“Ulu në gjunjë dhe kërko falje, mos e zgjat”- Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku, ish-banori i “BBV Albania”!

“Ulu në gjunjë dhe kërko falje, mos e zgjat”- Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku, ish-banori i “BBV Albania”!

September 5, 2026
“Përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”- Ambasada e SHBA kujton shenjtërimin e Nënë Terezës me një thënie të Trump: Ia kushtoi jetën më të varfërve e të sëmurëve

“Përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”- Ambasada e SHBA kujton shenjtërimin e Nënë Terezës me një thënie të Trump: Ia kushtoi jetën më të varfërve e të sëmurëve

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com