Kryeministri Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video të shkëputur gjatë fjalimit të kreut të PD, gjatë prezantimit të projektit të tij për zgjedhjet e 25 prilli. S’kishte si të ndodhte ndryshe dhe Lulzim Basha ka shtuar njëtjetër gafë në “CV e tij të larmishme”. Gjatë fjalës së tij Basha në vend që të thoshte shprehjen “ta bëjmë natën ditë”, ka thnë “ta bëjmë ditën natë”. Kjo gafë e Lulzim Bashës nuk kishte si të mos shihet si objekt memesh në Instagram. “Ditën natë është e sigurtë që ti e bën vëlla #MbretëriaeGjumit💤”, shkruan Rama përkrah videos.
Video Player