• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Luli, Saliu dhe Nishani i kanë zgjidhur hallet! Më 30 qershor mendoni për familjet tuaja”

by A R
03/06/2019 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që më 30 qershor, të bëjnë zgjedhjen e duhur për familjet dhe fëmijët e tyre. Teksa tha se Basha, Saliu dhe Nishani i kanë zgjidhur hallet e familjeve të tyre, Veliaj deklaroi se plani për katër vitet e ardhshme është krijimi i një qyteti edhe më të mirë për të rritur fëmijët.

“Kryetari i PD i ka zgjidhur hallet e veta, i bëri fëmijët e vet holandezë. Zv.kryetari i ka zgjidhur, i bëri fëmijët e vet austriakë. Saliu i ka zgjidhur hallet e familjes së vet. Të gjithë ne që jemi në këtë sallë, kemi një plan, ta bëjmë Tiranën një qytet sa më të mirë, ku të rrisim fëmijët anë. Demokratët e ndershëm duhet të ndajnë mendjen, nëse udhëheqësit i kanë zgjidhur hallet e tyre, dhe kanë një plan B, a nuk duhet edhe ata të mendojnë një plan për të zgjidhur hallet e tyre. Ndaj sfida ime për gjithë të tjerët është mendoni për familjen tuaj, se këta i kanë zgjidhur hallet e tyre”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se në këtë sprint deri në datën 30 është momenti për të treguar se kush është shumica punëtore, e zellshme dhe e drejtë e Shqipërisë dhe kush janë njerëzit e dhunshëm. “Ne jemi këtu si pjesë e vullnetit të forcës më të madhe, patriotike, punëtore dhe atdhetare që quhet PS.

Por kjo nuk është një arsye për faktin që jemi me këtë fanellë, kjo nuk është një arsye pse në këtë fushatë të mos i zgjasim dorën edhe atyre që ndihen të papërfaqësuar në këtë fushatë. Kur dikush tha si zgjidhet kjo krizë politike, i thashë po pyet njërin që këto 4 vite nuk i ka parë në këshillin bashkiak, dhe nuk më rezultoi të mos jenë mbjellë pemë, të mos jetë pastruar qyteti’, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

/a.rada

Next Post
Edhe qershori nisi me shira, ja kur rikthehen temperaturat e ngrohta

Edhe qershori nisi me shira, ja kur rikthehen temperaturat e ngrohta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com