• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luli po e zgërlaq Partinë Demokratike

by Artur Ajazi
13/07/2021 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Duket sikur në Partinë Demokratike nuk jeton dhe gjallon njeri, veç Lulzim Bashës. Ai flet, ai kuvendon, ai mbledh, ai largon, ai vendos, ai propozon, ai lufton dhe ai akuzon.Duket sikur gjithë ajo parti, po merr fizionominë dhe veset e tij. Propozimet e Lulzimit gjithsej 11, nuk janë asgjë tjetër veçse zgjerimi i kompetencave dhe ngushtimi i “lakut” për “armiqtë”.

Kufizimi i lirisë, kundërshtisë dhe fjalës së lirë, dhe “përmbledhja” e të gjithë kompetencave në dorën e një njeriu. Dhe ky është Lulzim Basha. Kryetari i (pa) rizgjedhur i PD. Ai piano-piano, po e zgërlaq atë parti. Ka shuar zërat, frymën, besimin, shpresën, ka fikur gjithçka ishte dhe rrinte ndezur deri diku.Ka zvenitur degët e Partisë Demokratike, aq sa thonë se “nuk dinë ku i kanë zyrat në rrethe”. Dhe në grumbullin e këtyre problemeve duke mos hequr problemin më të madh, atë të qëndrimit gjatë në opozitë, Luli kujtohet mes vapës së Korrikut, të shpikë 11 propozimet e “reja”. Duken fiks si “propozimet  apo citatet e Mao Ce Dunit për fillimin e revolucionit kulturor”.

Politika dhe opozita të cilën po përpiqet ta bëjë kryetari Basha përmes “strukturave të reja”, janë përpjekja dhe vendosmëria e tij për ta zgërlaqur totalisht atë parti. Për ta vënë plotësisht nën këmbët dhe diktatin e tij, që në humbjet e ardhshme, askush të mos ketë gojë dhe guxim të drejtojë gishtin nga kryetari, por nga “tradhëtarët dhe të shiturit”. Duke e ndarë Këshillin Kombëtar në Departamente,duke u paracaktuar këtyre të fundit “detyra dhe detyrime statutore”, apo dhe duke rikonceptuar Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë, Lulzim Basha nuk ka harruar të “riformatojë Komisionin e Përhershëm të Statutit”.

Atë Statut të PD-së, që e ka bërë paçvure sa herë ka dashur. Në zyrën e Lulit, gjenden emrat e atyre që do të jenë pjesë e strukturave të reja partiake, të gjithë “gjak” i ri  me mentalitet të vjetër. Duke larguar si me lezet zërat kundër, Lulzim Basha ka luksin sot të mbretërojë gjatë si kryetar i asaj partie, duke mos lënë askënd ti prishë rehatinë. Duket se sot pas 30 vitesh, në Partinë Demokratike, gjërat kanë ecur në kundërshtim me atë ç’ka ishte dhe kishte në program, ajo parti e djathtë. Ka humbur impulsiviteti, mendimi  ndryshe dhe ai intelektual, ka humbur elementi bazë fjala e lirë, kritika, autokritika, nuk zbatohet asnjë nen i Statutit të partisë.

Gjithë vëmëndja është “çfarë mendon dhe çfarë thotë kryetari” apo “si e pret kryetari mendimin ndryshe, ndoshta nuk e pëlqen reagimin tënd ai”. Çdo njeri tjetër veç Lulit në PD, është i “burgosur” dhe i detyruar të pranojë me bindje të plotë verdiktin e kryetarit. Sjellja e papritur e 11 propozimeve “Basha” vijnë pak ditë pas propozimeve të bëra nga ish-rivali i tij për postin e kryetarit zoti Kadilli. Patjetër dikush e ka nxitur, dikush i ka thënë “dil edhe ti me propozime të reja” , por duke harruar se ato të kryetarit Basha nuk ngjallin as interes dhe  nuk sjellin transformim  dhe risi në riorganizimin e asaj force politike.

Votimi me përulësi i propozimeve “Basha” dhe injorimi i propozimeve të Kadillit apo kujdo tjetri, tregon sa i pafuqishëm  është  faktori brëndshëm në atë parti. Luli  tashmë, e ka kthyer Partinë Demokratike në parcelë eksperimentale, ku gjithçka bën, është llogaritur ti shërbejë  atij nesër për interesa personale. Sa për të ardhmen e saj, Luli është i bindur se vetëm me “gjumë” mund ta ndryshojë fatin e PD.

Next Post
Ndryshimet statutore, Harxhi: Basha kërkon të privatizojë edhe Këshillin Kombëtar

Ndryshimet statutore, Harxhi: Basha kërkon të privatizojë edhe Këshillin Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In