Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë, ku mbeti i plagosur një nga aktivistët e PD, Bledar Okshtuni.
Sipas tij është presidenti Ilir Meta ai që vë fitila ngado për të destabilizuar fushatën. Këtë Rama thotë se bën sepse sipas tij Meta e di se çfarë do ndodhë më 25 prill.
“Imagjinoni sikur ta hiqnin personazhin e Ilir Metës në këtë fushatë do isht ekrejt e qetë. Është kjo qetësi që e tërbon ilir metën. Vazhdimësi e pa konflikte, të them të drejtën edhe pa gjuhën e urrejtjes sepse Lulezimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë i kanë kërkuar të bëjë dhëndrrin e qeshur dhe gjuha e tij nuk ka urrjejte.
Është ilir meta që çdo ditë vë fitila ngado dhe po përdor gjithçka për ta destabilizuar fushatën që të destabilizojë shqipërinë sepse meta e di shumë mirë se çfarë do të ndodhë më 25 prill. Sepse e di se votat në kuti për ps do të pikojnë në kuti siç pikon ky shiu sot.”, tha Rama./ b.h