Nga Alfred Peza
Ka disa gjëra me të cilat identifikohet Kryetari i PD, që ia kanë vënë në dukje kundërshtarët politikë, mediat por edhe ata që kanë punuar pranë tij e qytetarët.
Sëfundi, pas pasurimit të koleksionit personal me të gjitha epitetet e mundshme, Luli Basha është shfaqur edhe si kopjac.
E ta mendosh, se çdo gjë që thotë e propozon, e paraqet si origjinale, aq sa pas disa ditësh fillon e ankohet se idetë e tij “gjeniale” kopjohen sistematikisht nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij qeverisëse.
Ka disa ditë që Luli Basha ka dalë me një tezë të re, të cilën e ka hedhur publikisht në formën e pyetjes: A do pranoni të vazhdojmë kështu si këto 8 vite, apo do të ndryshojmë?
E ka thënë në disa takime dhe e ka përsëritur si një frazë të mësuar përmendësh, edhe në një takim të sotëm. E sigurtë që si të gjitha gjërat e tjera që artikulon edhe kjo është “origjinale”.
Është thjeshtë kopja e një teze të përdorur në një shtet tjetër, në një palë zgjedhje të tjera, e konkretisht në SHBA këtu e 28 vite më përpara.
Në garën presidenciale përballë Xhorxh Bush (i vjetri) kandidati i atëhershëm demokrat për President Bill Klinton, përdori si mesazh kyç të fushatës këtë që po kopjen tani kaq keq Luli Basha në Shqipëri, përballë Edi Ramës.
Ish Guvernatori i Arkansasit përsëriti e përsëriti gjatë gjithë fushatës elektorale, të njëjtin formulim: Ndryshim, ose edhe 4 vjet më shumë, nga e njëjta situatatë!
Pas 12 vjet udhëheqje republikane (8 vite Regan+ 4 Bush) në SHBA-në e pas Luftës së Ftohtë, Klinton pyeste amerikanët: Akoma stanjacion social dhe recension ekonomik, apo ndryshim?
E Luli Basha, si të ishte Bill Klintoni i epokës moderne në Shqipëri, kopjon të njëjtën tezë. Nuk ka rëndësi se bëhet fjalë për dy shtete të ndryshme, në dy kohë të ndryshme dhe në dy kontekste krejt të ndryshme.
Në fakt mirë e ka, por i mungon vetëm saksofoni, për ta zbatuar atë edhe në Shqipëri!
Në vend,të saksofonit, ka vënë në gojë bythën që quhet pirdhofon.