• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Lulëzim Basha po e fundos Berishën me armët e veta

by Ben Andoni
16/09/2017 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha po fillon të  shijojë plotësisht frytet e asaj, që kinse nuk është zbardhur nga marrëveshja e 18 Majit. Faktorizimi i tij tashmë po ndihmohet hapur nga kryeministri i vendit, Edi Rama, që i dha një aleat të madh Bashës, me zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit. Në seancat e Kuvendit tashmë nuk ligjëron më zëri i kryetarit honoris të PD-së Sali Berisha, por thjesht zëri i kryetarit aktual, Lulëzim Basha, që nga ana e tij kurrë nuk merr feedback tallës nga kryeministri i vendit.

Mungesa e transparencës, që zoti Berisha e kultivoi, përgjatë të gjithë drejtimit të tij tashmë ndiqet nga benjamini i tij, që përtej atij kinse nderimi, duket se po e sfumon pak e nga pak imazhin e ish-kryeministrit. Edhe pse lista e deputetëve të PD-së është bërë dhe me dijeninë e Berishës, por krejtësisht nën propozimet e Bashës, përbërja jo thjesht e tregon të mënjanuar Berishën, por me zërin e mangët. Reagimi i kësaj liste kur Berisha nuk u lejua në parlament të fliste tej kohës ishte thjesht i vakët dhe një tregues i këtij argumenti.

Por historia zbret më larg e shkon në kohën e zgjedhjes së parë si kryetar të Lulzim Bashës përballë të ndjerit Sokol Olldashi, kur vendosi fjala e Berishës për modalitetit e zgjedhjes. Shmangja nga statusi edhe një  herë tjetër më 2017 i dha të drejtën Bashës, tashmë në postin e kryetarit, që duke përdorur alibinë e vjedhjes së votave nga socialistët, t’i shmangte për herë të dytë forumet. Toni i lartë i  Berishës për listat dhe përbërjen e PD-së në ditët e fundit nuk është asgjë më tepër sesa pësimi ndaj atyre gjërave që ka bërë vetë më parë.

Ndaj duket se kryetari ka vendosur të bëjë atë për të cilën është mjeshtër: t’i japë ushqim krizës, e cila tani duket më e afërt për shkak të problemeve të brendshme në PD. Ngritja e zërit ndaj të rinjve, që ende se kanë provuar veten, kritikat e pamëshira ndaj grupit të këshilltarëve të rinj të Bashës, është një shpallje lufte për ata që duan të dalin nga diktati i hijes së tij dhe që për fatin e tij të keq nuk i tremben më aq shumë.

Gjithsesi, sërish nën mësimin e tij Lulëzim Basha duket se e ka zgjidhur edhe këtë situatë, teksa po e zbut kundërshtinë dhe po e shpërndan vëmendjen e rradhës me investimin në Reformën Zgjedhore, një punë e madhe, që i angazhon të gjitha palët, por që i jep një kredo plus për ta afruar me LSI në opozitën kundër PS-së.

Ndërkohë Sali Berishës duket se i ka dalë situata jashtë kontrolli edhe për një element tjetër, që e sheh qoftë nga gjuha e trupit por edhe se inatet dhe pakënaqësitë e kundërshtarëve ndaj Bashës e kanë dominuar krejt autoritetin e tij. Madje e kanë sfumuar, sepse tek e fundit Basha është produkti i tij. Tek e fundit, vetë Basha e ka dëmtuar sërish dhe i ka sjellë një  bjerrje të vetë personalitetit të Berishës me njerëzit që ka afruar. Ligjërimet e para në parlament e kanë treguar më së miri këtë fakt.

Marrëveshja e 18 majit nga ana tjetër është edhe një kujtesë për Berishën për atë që bëri në 2008, kur vërtetë Basha nuk ishte protagonist, por që nga ajo ka mësuar bashkë me shumë lidera partish, që po e vuajnë paq atë që rrodhi prej saj. Referuar realitetit politik, që rrodhi nga ajo datë, tashmë s’kemi demokraci në politikë sesa vendime të kryetarëve. Shqipëria vuan ende atë që Berisha dhe Rama zhvilluan më 2008, ashtu si këtej e tutje elektorati i djathtë dhe më pak i majtë do të kenë pasojat e asaj që Rama vendosi me Bashën, ku duket gjithnjë e më shumë se një pikë kryesore dhe e pa negociueshme ka qenë për faktorizimin e z.Basha, nën kurrizin e liderit historik të PD-së.

Të paktën  zgjedhja që bëri  në parlament Rama me Ruçin e tregoi qartë se të paktën në fushën legjislative i ka dhënë mundësi Bashës të shkëlqejë  dhe të shfaqë të gjithë zotësitë, që përsosi në ligjërimin butaforik kilometrik në Çadër, përkundrejt Berishës, që është i detyruar tashmë ta dëgjojë i pabëzajtur në parlament nxënësin e vet. Berisha po e pëson pikërisht nga ai që mendonte se do t’ia lehtësonte udhën e mbretërimit ta pafundëm. (Javanews)

 

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e diel 17 shtator 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

January 16, 2026
Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

January 16, 2026
LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

January 16, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

January 16, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit për vitin 2025

January 16, 2026
I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

January 16, 2026
Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

January 16, 2026
Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

January 16, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Dosja Toyota Yaris/ GJL rrëzoi vendimin e Apelit të GJKKO për Aurel Zarkën, Manjani: Vendim i drejtë dhe në përputhje me parimet…

January 16, 2026
Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In