• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulashi pret një telefonatë të dashur deputetë

by Agron Gjekmarkaj
20/01/2023 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Lulash është emri i pagezimit. Më vonë e nderroi. Allasoj e bëri se asokohe erdhi pluralizmi e duhej një emer i ndermjetem që të mos kuptohej në ishte katolik apo musliman.

Lidershipi i partisë së re opozitare i cili vendoste për karrierat e së ardhmes nuk i kishte qejf ata me shënjen e kryqit. Ndaj e bëri deledash. Ca kohe Lulashit i eci kungulli mbi ujë si aeroplanmbajtese.

Gjet selametin pranë Doktorit, bënte çdo punë të pistë me krenari ai ja shperblente me bujari. Një ditë u prishen dhe Doktori e deboi, iku Lulashi e zë nuk leshoi.

Lulashi është sa rudiment po aq atavizem.

Ai është sa levantin po aq edhe i trashë. Në sjellje merr cilesimin e parë në dije të dytin. Kultura e tij është thashethemi. Puna e tij është intriga. Qellimi i tij është vetem fitimi.

Egoja si mungon do të duket i rëndesishem, i begenisur, i sajdisur. Trupëshkurter e topolak po ashtu i ka dhe mendimet. Flet per libra po ska lexuar të tillë.

Boton sish po janë vetem leter. Hiqet si trajnues, si analizues por është vetem gjobaxhi e pazarxhi.
Me kohë e ka kuptuar qysh ecen në këtë botë cicmici atë qe se mesoi Nakdomonici.

Ah birinxhi ka bërë një shoqatë safi. Me atë aplikon prej saj mirë jeton. Fonde merr andej ketej. Ajo i jep tager e bereqet ja mbush jeten me lezet. Prej saj gjykon deputetet , parlamentin vetë politiken hënen dhe galaktiken. Sillet si me namuz po është dordomuz.

Mbi keto gjykime me pas bëhen debate televizve, analiza , reflektime e reagime. Lulashi pret agimin e vet.

Deputeti filan qendroi deri në aksham. Tjetri ka qënë aktiv e pozitiv. Ai në një qosh nuk bëri kurr osh. Disa u sollen mirë se janë njerez të dlirë. Një çetë mbeti në kenetë nuk bëri perpjetë.

Deputeti X nuk erdhi në sabah se të dielë qe per gjah. Lulashi thotë se në atë botë një deputet këmbelehte pjerdhi dy tre herë dhe salla mori erë! Pastaj gjykon, ndeshkon aprovon deputeti filan me syrin filxhan gjuhen jatagan kurrë nuk gjet derman. Deputeti Pinko Palino foli siç i tha partia tjetri siç do Shqiperia. Nuk gjykon me shoqeria, Babo e njerzia as Doktori e PL-ia po Lulashi dhe shoqata e tia.

Atje në banak Lulashi qesh nën mustak tek drejtuesja i thotë Lulash o personalitet qysh u bë puna gazep dhe deputeti më nuk flet?

Ngrefet Lulashi si i ka hije merr poza zotnije dhe flet pune Shqipnie. Ai pret një telefon që sqarime ti jape Lulashit të ngatë! Ti thotë Zoti Lulash nuk është vertete unë kam bërë shumë perpjete, jam trim me fletë flas se tribun dhe hesht çdo dudum.

Lulashi merr frymë bën si babaxhan! Dale ngadalë se të kam jaran. Raportin tjeter të nxjerr në selamet dhe ymri yt do shkojë te retë. Kij besim tek unë se jam firaun.

Pra kesisoj Lulash iluministi dhe shoqata e tij presin që deputetet të shkojnë pas tij, ta begenisin, ta darovisin, të rendesishem ta konsiderojnë dhe televizionet atë të aprovojnë. Ndaj të dashur kolegë deputet Lulashi nga ju pret, në doni aktiv të dukeni doren në xhep futeni, në doni qelibar të dilni telefonit bini. Lulash Ndreja po ju pret perndyshe ju ben terbiet

Agron Gjekmarkaj deputet që pret gjykimin e Lulashit

Next Post
Veliaj merr titullin “Qytetar Nderi” i Preshevës: E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Tirana do të financojë….!

Veliaj merr titullin “Qytetar Nderi” i Preshevës: E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Tirana do të financojë....!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Bukur fort,
    ke shkruajtur,
    Or ti Gjekamark,
    Si Fishta i madh,
    Termat ke përpi,
    Por shumë larg Tijë,
    Je ti o njeri,
    Dukesh xhuxhimaxhuxh,
    Si hije e Tijë,
    Me ca aludime,
    Pa hiç përkthime,
    E Merr vesh kush asht,
    Veç kush s’ka mënd në rrashtë
    Etj, etj, or shok i shokut Lulash

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In