• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lul, munde “Shtëpinë e Lirisë”

by Artur Ajazi
04/02/2022 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim, nuk ka nevojë më, t’u shtrish “dorën” demokratëve, dhe ti ftosh ata në Partinë Demokratike. Tani ke rastin, që me votën e “85 per qind” të mbështetësve që të votuan në Qershor, ti tregosh ish-liderit historik, sa vlen ti. Dhe kjo arrihet me punë të sinqertë, përpjekje, dhe jo thirrje antiberishë, apo “ftesa” dhe “shtrirje dore”. Arrihet me takime derë më derë tek demokratët (paçka se një pjesë e tyre do të të thonë tradhëtar), arrihet jo duke mbajtur takime në lokale dhe salla që ruhen me policë, por duke u dalë ballazi anëtarësisë. Ndryshe, në 6 Mars Lul, do të marrësh prej tyre jo vetëm minimumin e votave, por edhe goditjen e rradhës nga Foltorja e  njeriut “non-grata”. Munde “Shtëpinë e Lirisë” Lul, jo me akuza dhe përgjigje inatçore si “çun lagje”.

Trego ndryshimin. Lëre mënjanë “hazër-xhevapin” me Berishën, pasi ai nuk ka ç’humbet më, luan për “fitore” sepse humbjen e madhe e ka në xhep. Tregoi atij, se ti Lulzim Basha, ke patur të drejtë kur more vendimin në 9 Shtator, tregoi atij se, ke patur plotësisht të drejtë kur deklaroje se “mendove për fatin e PD, dhe jo interesave të Sali Berishës”.

Tregoi atij se, i ka mbaruar koha, se nuk mund të shkosh në fitore duke patur me vehte emrin dhe figurën e një politikani apo ish-lideri, që SHBA e ka shpallur “non-grata”, dhe se shumë shpejt do të ketë edhe një dosje korrupsioni ardhur nga DASH. Munde “Shtëpinë e Lirisë” Lul, dhe tregoi  demokratëve të përçarë, se ti je përfaqësuesi legal dhe legjitim i Partisë Demokratike, tregoi shqiptarëve se ti, ke me vehte shumicën, tregoi  Berishës, se ti ke patur të drejtë kur blindove partinë, dhe se selia nuk mund të merrej me dhunë nga turma dehëse e njeriut “non-grata”.

Munde “Shtëpinë e Lirisë” Lul, me votën e shumicës së demokratëve, dhe mos u trego shqiptarëve anekdota bajate me “LSI”-në dhe trekëndësha. Eshtë viti 2022 Lul, dhe nuk mund të bësh fushatë si në 2011 kur u bëre kryetar bashkie. Trego ndryshimin. Trego se je lideri  asaj partie, dhe jo kryetar i zgjedhur nën hijen e ish-liderit.Munde “Shtëpinë e Lirisë” Lul, munde sa më parë, pa u kthyer Ilir Meta në politikë,sepse atëhere do ta ndjehesh vërtetë pamundësinë e vazhdimit  të karierës  tënde politike, qoftë edhe si kryetar i asaj partie. Mendo, se përballë  teje, do të jenë  Berisha-Meta…..ndoshta edhe Rama.

E ke nisur këtë betejë Lul, që duket sikur je i vetëm, por shoh tek ti optimizëm.  Mendo pak më ndryshe. Ke me vehte mesazhet  dhe mbështetjen e  SHBA-ve, dhe kjo ndoshta mjafton për ty ? Padyshim të duhet edhe vota e shumicës së demokratëve Lul. Dhe pikërisht  tani, ke rastin të tregosh se je kryetari, lideri, e ardhmja, ndryshimi, dhe njeriu që mbështesin amerikanët. Por mos harro Lul, votën e demokratëve, ajo vlen më shumë se asgjë tjetër për ty në këto momente.

Next Post
Basha: Demokratët janë të bashkuar për t’i dhënë fund politikanëve të paprekshëm!

Basha: Demokratët janë të bashkuar për t’i dhënë fund politikanëve të paprekshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In