• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lul ia dole…!

by A R
12/09/2017 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flamur Kuçi

Po Lul. Ia dole që familjen më të rëndësishme politike të 25 viteve të fundit ta shndërrosh në një barceletë. Ia dole, që ta shndërrosh në një brigatë brigantësh pa fytyrë pa emër, pa ide e parime, pa moral e pa dije. Pasi, si hileqar i vogël, ndjeve të nevojshme të vjedhësh edhe një gjë të falur, ia dole ta përçash ta thërrmosh e ta shesësh për pjesë. Në fakt e trajtove ashtu siç shumë nga ne prsinim; siç trajton fëmija i llastuar pronën e falur për të cilën nuk ka derdhur asnjë pikë djerse.

Po Lul, pasi e përdore familjen politike për të pasuruar në vjedhje familjen biologjike, ia dole që ta rudhësh duke e ‘udhëhequr’ nga humbja në disfatë. Asnjë ditë të vetme nuk të hëngri meraku për ta rritur e forcuar këtë familje politike. Përkundrazi, dobësimi i saj të pasuroi. Pasi e përçave për ta sunduar, pasi ndërtove oborrin tënd të eunukëve, ia dole ta kthesh në një plaçkë për ta hedhur në pazarin e radhës.

Pa ide, pa mendim politik e pa as më të voglin aksion politik e atrofizove atë parti që forcën e kishte tek fryma që krijonte ndër njerëz më shumë se tek organizimi i vet. Forcën e parë antikomuniste e pro-perëndimore, ti Lul perëndimori, ia dole ta kthesh në një parti në konflikt me perëndimin.

Forcën politike që gjithmonë mbushte sheshet me lëvizjet popullore, ti Lul arrita ta fusje në një çadër qesharake, që në fakt ishte një bunker për pushtetin tënd personal. Ia dole Lul që në vend të betejës politike t’i këputësh (tamam në stilin tënd) një pazar ordiner, okult, jopolitik dhe, me gjasa, kriminal.

Lul, ia dole që partinë e besimit e shpresës së fillim ’90, ta shndërrosh në një mjedis pa shpirt, pa pikë besimi, ndërsa mbështetësit e saj t’i çosh në një dëshpërim ulëritës. Madje së fundmi ia dole që partisë së parë antikomuniste t’i bjerrësh edhe atë kauzë që duhet të ishte në themel të saj.

Por ç’është më e frikshmja; Lul ti ia dole që të jesh garanti i Ramës dhe 17 Majit në PD. Në fakt pas asaj nate Rama ka filluar të të thërrasë ‘kryetar’, ndërkohë që edhe themelues të PD-së nuk po të njohin më si të tillë….

Nuk jam naiv të besoj se ti ia dole i vetëm Lul. Jo jo. Ti ia dole me bekimin dhe mbështetjen e atyre që me të vërtetë kanë në dorë të ndryshojnë gjërat në PD. Rrenimi i PD nuk filloi me ty, ndonëse ti ia dole të thyesh edhe rekorde historike në disfata. Kjo nuk i bën ata më të mirë e më të ndershëm në raport me PD. Por kjo nuk të bën as ty më të pafajshëm.

Ti mund të bësh kompromis me korridoret e PD, por si do ia bësh me mbështetësit e PD-së, me zemërimin e dëshpërimin e tyre. Një ditë, kur edhe atyre t’u soset durimi, do i hedhin zaret e tyre dhe do e kalojnë Rubikonin. Atëherë si do ia bësh?

Next Post
BE: Asgjë s’ka ndryshuar për Kosovën, këto janë dy kushtet për vizat

BE: Asgjë s’ka ndryshuar për Kosovën, këto janë dy kushtet për vizat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për pesë të pandehur

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për pesë të pandehur

January 29, 2026
Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

January 29, 2026
Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

January 29, 2026
(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

January 29, 2026
Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë,  si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

January 29, 2026
“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

January 29, 2026
Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

January 29, 2026
“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

January 29, 2026
Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

January 29, 2026
Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In