• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lul Caka lë qelinë, kush është “i tmerrshmi” që sulmoi Gani Malushin dhe Ilir Ngresin

by A R
29/07/2019 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Caka, njëri nga personazhet më të njohur të botës së krimit gjatë viteve 1997-1999 në Shqipëri, ka përfunduar dënimin dhe është liruar. Caka ka lënë burgun ditën e hënën në mëngjes rreth orës 10:00.

Lulzim Caka do të mbahet mend për sfidat ndaj drejtësisë. Ai është arrestuar dhe liruar për mungesë provash disa herë. Cakaj i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së kualifikuar, por edhe pingpongut që bënë një sërë gjykatash, mes të cilave Gjykata e Lartë që i hapi rrugën drejt lirisë me rishikim vendimi.

Lulzim Caka u soll në Shqipëri në vitin 2003 pas me një marrëveshje ekstradimi me Italinë dhe pas 16 viteve burgim tashmë konsiderohen të shlyera 25 vitet e dënimit. Ai akuzohet për një ngjarje në të cilën thuhet se sulmoi postbllokun e policisë duke tentuar të vrasë dy zyrtarë të lartë policie, Gani Malushin dhe Ilir Ngresin. Të dy ata janë vrarë në ngjarje të tjera. Njëri u ekzekutua nga miku i Lul Cakës, Kastriot Jaupaj dhe tjetri u vra në Durrës.

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, të cilat krijuan mitin e një vrasësi gjakftohtë, por edhe hakmarrës. Ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij Xhevrie Caka, pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Gruaja u rrëmbye në derën e komisariatit të policisë në vitin 1999, dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit.

Lulzim Caka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami.

Lul Caka u ngjit në piramidën e krimit në fillim të viteve ’90, për shkak të lidhjes familjare që kishte me një tjetër personazh të krimit, Loshin e Karbunarës dhe banda të Beratit. Por kundërshtarët e tij ishin nga fshati Samaticë e përkatësisht fisi Cami, Bega, Cala dhe Yzeiri. Në vitin 1995 ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë, ndërsa më pas miti i tij friksonte këdo që udhëtonte gjatë 2001 , pasi shpesh postblloqet me njerëz të armatosur sulmonin automjetet.

Por, ajo që i hodhi prangat dhe e dërgoi në burg ishte pikërisht sulmi ndaj policisë. Ai tentoi të vrasë dy shefat e krimeve të Kuçovës dhe të Beratit në urën e Samaticës.

Oficerët Ngresi dhe Malushi shpëtuan ndërsa në vendngjarje mbeti e shkrumbuar makina e tyre. Pikërisht për këto episode, Lulzim Caka vuajti dënimin në bashkim dënimesh duke përfshirë edhe vrasjen e Pëllumb Eminit, një krim që i kushtoi atij më pas vrasjen e të ëmës. Pas arratisjes nga burgu ku preu hekurat përmes një sharre si dhe kreu masakrën në Berat, Caka u largua nga Shqipëria ku edhe jetoi në arrati në Itali për 15 muaj.

Ndërkohë, në burg po vuajnë dënimin me 75 vite në total tre vrasësit e tjerët të nënës së të tmerrshmit të Beratit. Kundërshtarët e Lulzim Cakës janë Fatmir Emini i njohur ndryshe si Mile Cami të cilit Lul Caka i ka vrarë të vëllain, një krim që solli më pas për gjakmarrje masakrimin e të moshuarës. Në burg për këtë krim janë edhe dy vëllezërit Artan dhe Bledar Yzeiri, të dënuar përkatësisht me nga 25 vite burgim secili.

Next Post
Rama-Basha, kullat dhe artistët në mes

Rama-Basha, kullat dhe artistët në mes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In