• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luksi i betejës mes ekipit të të rinjve të panjohur, kundër veteranëve fatkeqësisht të njohur

by Mero Baze
09/09/2024 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama arriti ta ngjyrosë fort politikisht Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të prodhojë lajme në raport me kundërshtarin dhe jo me klanet brenda Partisë Socialiste, që kishin mprehur shpatat kundër njëri-tjetrit.

Duke krijuar një kontrast të thellë politik me Partinë Demokratike dhe duke i sulmuar ata tek pafuqia që kanë për të hapur garën dhe për të kaluar në skalionin e dytë figurat e forta politike, ai arriti ta kalojë topin tek pala tjetër duke zhvlerësuar diversionet dhe vëmendjen që po tentohej t’i kushtohej protokollit dhe ranglistës brenda socialistëve.

Edhe pse në lëvizjet brenda PS nuk kishte asgjë politike, përveç ruajtjes së ekuilibrave dhe proporcionalitetit të spostimeve në vijën e dytë, të figurave me përvojë politike, ai arriti që duke mos ofruar askënd nga skalioni i parë të shkaktojë debat tek pala tjetër.

Problemi i parë që i hapi i opozitës, është natyrisht ajo që bëri me figurat me përvojë politike brenda PS. Duke i kaluar ato tek lista e hapur, ai vuri në pozitë të mjerë Sali Berishën dhe 12 qyqarët që e ndjekin kokulur online, të cilët e vetmja gjë që kanë bërë deri tani është se si të sigurojnë 30 për qindëshin e listës së mbyllur me figura besnike që t’i ketë Berisha në krah në opozitë pas vitit 2025.

Nga ana tjetër, duke i krahasuar me rezultatin e vitit 1997, ku ata kanë marrë 28 deputetë, praktikisht ai ua ka vizatuar qysh tani grupin parlamentar se ata janë të gjithë brenda listave të mbyllura.

Në këtë aspekt, demotivimi i listës së mbyllur të PD, me agresivitetin që do të ketë lista e hapur e PS, ku janë gjithë figurat me peshë politike të këtyre 20 viteve, është kontrasti i thellë dëshpërues.
Tre politikanët më të suksesshëm elektoral, Taulant Balla, Bledi Klosi dhe Damian Gjiknuri, ju besuan detyra politike brenda partisë, duke i kthyer nga “komandantë” në “komisarë”.

Është kjo arsyeja, që fill pas kësaj Berisha i mblodhi 12 qyqarët online dhe po u shpjegonte se ata duhet të jenë krenar me Tritan Shehun në Gjirokastër, pasi ai ka përballë Mirela Kumbaron, a thua se po u tregonte atyre ndonjë foto të Kumbaros që nuk fle e qetë si Tritani nga meraku.

Nga ana tjetër, me ndryshimet e bëra në qarqet kryesore të vendit, Rama arriti të zerojë diversionet brenda PS që vijnë nga një kulturë toksike politike e asaj force politike, duke bërë një rindarje të balancuar dhe duke përforcuar Tiranën dhe me dy figura të tjera, pasi është një qark që mund të shkojë deri në 39 deputetë, tre herë më shumë se mesatarja e qarqeve më të mëdha, si Fieri Vlora apo Shkodra e Korça.

Edhe pse opozita gjithë betejën e kishte përqendruar tre muajt e fundit tek Bashkia e Tiranës me shpresë se do ta vriste Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij me dorën e Edi Ramës, ai përveçse përforcoi Tiranën me njerëz luajalë me të, zgjeroi gjeografinë politike të drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, duke çuar ish-nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Maznikun në një nga qarqet më të rëndësishme për socialistët që është Elbasani, nga rezultati i të cilit bëhet diferenca e fortë elektorale.

Kjo është natyrisht një shuplakë e fortë për gjithë mundin e 20 demokratëve të vendosur që kanë kaluar gjithë të nxehtit e verës duke djegur goma para bashkisë, duke harruar që e kanë betejën me qeverinë, me shpresë se së paku do tu jepte në tepsi kokat e Bashkisë.

Dhe së fundmi çka është dhe më cinikja, Edi Rama u premtoi betejë demokratëve me ekipin e panjohur të të rinjve të tij, që askush nuk ua di akoma emrin dhe fytyrën të cilët do të jenë në vendet e sigurta të Partisë Socialiste, duke pasur në skalion të dytë politikanët me përvojë.

Ne ende nuk dimë kush do të jenë ata. Demokratët jo e jo.
Dhe deri ditën që do të shfaqen në lista, ata mund të vazhdojnë të djegin goma para Bashkisë dhe të marrin pilula optimizmi nga penxherja çdo natë.

Por në mendjen e të gjithëve, është gërhima e Tritanit 75 vjeçar që ka siguruar mandatin dhe cinizmi i Edi Ramës që thotë do t’iu mund me disa të rinj, që akoma s’i kam gati emrat.

Është natyrisht një nga eksperimentet më të rrezikshme politike, një lloj teknokratizimi i partisë, që nuk e ka luksin ta bëjë gjithkush.

As Edi Rama nuk do ta bënte sikur të mos kishte këta që ka përballë.

Next Post
Rama me medalistët olimpikë: Në 3 vite, Shqipëria ka marrë 538 medalje

Viti i ri shkollor, Rama: Urime për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata të klasave të para

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    E kam thënë para shumë kohëve që Partia Socialiste dhe Edi Rama, sikur EDHE GJELA DETI të kandidojnë, do të fitojnë bindshëm dhe thellë, kundrejtë qifqinjve e thithinjëve të PD-së, të raskapitur e dalë boje, si kostumet e dhëndërrisë që u vishen deri ditën kur vdesin, për ti vendosur në arkivol.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In