• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lukashenko flet pasi mori peng avionin: Fuqitë Perëndimore e kanë kaluar vijën e kuqe

by A R
26/05/2021 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka folur për herë të parë pasi avioni i pasagjerëve Ryanair u mor peng dhe u detyrua të bënte ulje në aeroportin e Bjellorusisë për të arrestuar një gazetar që ndodhej në bordin e aeroplanit.

Lukashenko sulmoi Fuqitë Perëndimore, për të cilat tha se po përpiqen që të godasin Bjellorusinë. Në fjalën e tij ai tha se sulmet ndaj vendit të tij e kanë kaluar “vijën e kuqe”.

“Siç e parashikuam, keqdashësit brenda dhe jashtë vendit kanë ndryshuar metodat e tyre për të sulmuar shtetin. Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë kapërcyer gjithashtu kufijtë e arsyes dhe moralit njerëzor”, tha ai.

Duke komentuar alarmin për bombë në aeroplanin e kompanisë Ryanair, që u bë shkas për uljen e detyruar të avionit në Bjellorusi, tha se ky njoftim erdhi nga Zvicra dhe mohoi që të ishte urdhëruar prej tij.

Lukashenko e quajti gjithashtu gënjeshtër faktin që aeroplanë luftarakë bjellorusë shoqëruan avionin e pasagjerëve për të bërë ulje të detyruar. Por Bashkimi Europian ka bllokuar të gjitha fluturimet me Bjellorusinë pas incidentit të së dielës.

Çfarë ndodhi 3 ditë më parë? Autoritetet bjelloruse detyruan një aeroplan pasagjerësh që po udhëtonte drejt kryeqytetit të Lituanisë që të bënte ulje të detyruar në Bjellorusi. Ata njoftuan se në aeroplan ka alarm për bombë dhe avioni bëri ulje të detyruar në Minsk.

Sapo zbriti në pistë, policia bjelloruse arrestoi blogerin Raman Prataseviç dhe të dashurën e tij Sofia Sapega. Prataseviç është një zë kritik i regjimit të Lukashenkos. Ai po udhëtonte nga Greqia drejt Lituanisë. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar lirimin e gazetarit.

/a.r

Next Post
Kërkohej nga Italia për “krime seksuale me të mitur”, bie në pranga 40-vjeçari në Vlorë

Kërkohej nga Italia për "krime seksuale me të mitur", bie në pranga 40-vjeçari në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In