Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko i bëri thirrje Kievit që të ulet dhe të zhvillojë bisedime me Rusinë, në mënyrë që Ukraina të mos humbasë shtetësinë e saj.
Rusia njoftoi se delegacioni i saj ishte gati të takohej me homologët ukrainas në qytetin bjellorus të Gomel, por Kievi tha se Bjellorusia ishte bashkëpunëtore në pushtimin rus dhe nuk mund të konsiderohet si një ndërmjetës neutral, shkruajnë mediat e huaja.