• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lukaku-Lautaro në Itali në krye, në Europë pas dyshes së Bayernit

by Ardit Rada
22/02/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Binomi Lukaku – Lautaro Martinez konfirmoi më së miri forcën, duke mposhtur kuqezinjtë në derbin e famshëm të Madoninnës. Të dielën pasdite, çifti Lukaku – Lautaro realizoi tre golat me të cilët ekipi i Antonio Contes mundi skuadrën e Milanit, për t’u shkëputur në +4 në krye të Serisë A dhe prekur kuotën e 30 golave, në edicionin e sivjetshëm të kampionatit italian.

Në fillim kishte edhe nga ata që ishin skeptikë për bashkëjetesën e tyre, megjithatë, prej kohësh, falë karakteristikave të tyre të veçanta dy sulmuesit e Interit kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe mirëkuptimin e duhur, për të konsoliduar partneritetin e tyre në fazën ofensive të zikaltërve.

Njëri belg, tjetri argjentinas, të dy janë nderuar me numrat më të lakmuar për çdo sulmues. Gjiganti me origjinë kongoleze, me pamjen e njeriu të fortë, mban numrin 9, ndërsa 23-vjecari nga Bahia Blanca preferon të mbajë në fanellë numrin 10. Të dy, së bashku, bëjnë gjysmë shekulli. Me përkëdheli i thërrasin Big Rom dhe Lauti, ndërsa gazetarët, siç ndodh shpesh, nuk humbën aspak kohë për t’i pagëzuar me siglën LuLa. Së bashku kanë realizuar 52.63% të golave të Interit dhe në mënyrë të kuptueshme Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez përfaqësojnë fytyrat e ëndërrave të lavdisë për popullin zikaltër. Të dy kanë një marrëdhënie të shkëlqyer si brenda ashtu edhe jashtë fushës dhe kuptohen me sy mbyllur ndërmjet tyre. Të dy koordinojnë veprimet në mënyrë të shkëlqyer në varësi të situatave, duke ushtruar presing, sulmuar zonat e lira, tërhequr dhe çorientuar mbrojtësit kundërshtarë dhe krijuar hapësirat e nevojshme për njëri – tjetrin.

Pas derbit, Lukaku krenohet me 17 gola në këtë edicion të Serisë A, vetëm 4 nga pika e bardhë e 11-metrave, ndërsa 6 prej tyre kanë shërbyer për të zhbllokuar rezultatin në ndeshjet e Interit. Në krahun tjetër, Lautaro ka shënuar 13 gola, asnjë me penallti, ndërkohë 7 prej tyre kanë shërbyer si golat e parë në sfidat e Interit në kampionat.

Romelu ka dhënë 4 asist për Martinezin, ndërsa Lautaro e ka ndihmuar gjigantin belg me 2 të tillë. Pra, 6 asist ndërmjet tyre, askush nuk ka bërë më mirë se kjo dyshe në këtë aspekt, deri në këtë fazë të kampionatit. Në Serinë A çifti kolumbian i Atalantës Luis Muriel – Duvan Zapata ndjek me 23 gola, ndërsa dyshja e Juventusit Cristiano Ronaldo – Federico Chiesa pozicionohet në vendin e tretë me vetëm 21 gola gjithsej.

Për të gjetur një dyshe më të fortë në Kontinentin e Vjetër se sa binomi Romelu Lukaku – Lautaro Martinez duhet shkuar në Bundesligë, pikërisht në radhët e klubit që po dominon futbollin evropian. E pra dyshja e Bajernit të Mynihut Robert Lewandowski – Thomas Muller ka realizuar 36 gola në total, 26 Lewa e 10 nga futbollisti bavarez.

Një rendiment i tillë ka bërë që nostalgjikët të rrëmojnë thellë në fletët e ndritura të historisë së pasur të klubit zikaltër. Për të gjetur një dyshe kaq efikase në radhët e Interit pas 23 ndeshjeve nevojitet një kthim prapa deri në sezonin e largët 1958/59, me numrat e pabesueshëm të dyshes Angelillo – Firmani, plot 41 gola gjithsej ndërmjet tyre pas një periudhe të tillë kohe, ndërsa pas viteve 60 asnjë çift tjetër i sulmuesve zikaltër nuk ka arritur të bëjë bashkë po aq gola sa LuLa.

Skema 3-5-2 e ndërtuar nga trajneri puljez duket se është krijuar enkas për të nxjerrë më të mirën e tyre dhe për t’i shndërruar në dy grabitqarë të sprovuar në zonat kundërshtare. Lukaku u bë sulmuesi i parë zikaltër në epokën e 3-pikëshit që ia del mbanë për të realizuar në 4 derbi rresht në kampionat, ndërkohë, duke llogaritur edhe Kupën e Italisë, 27-vjeçari nga Anversa ka shënuar në çdonjërën prej pesë sfidave në derbin e Madoninnës ku ka marrë pjesë, ndërkaq në krahun tjetër me 2-golëshin e tij Lautaro Martinez u bë futbollisti i huaj i dytë më i ri në historinë e Interit, pas suedezit që ka luajtur në vitet ‘50 Lennart Skoglund, që realizon 2 gola në derbin e famshëm të Milanos./a.p

Next Post
Përplasen tre automjete në Tiranë, plagoset një prej pasagjerëve

Përplasen tre automjete në Tiranë, plagoset një prej pasagjerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In