• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luizi apo Luisi, shembujt e mirë nuk mungojnë

by Java News
19/01/2023 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Në të njëjtat ditë që Luiz Ejlli dhe pjesëmarrësit e tjerë në Big Brother Vip kanë marrë vëmendjen e shumë shqiptarëve e shumë intelektualëve që i gjykojnë, analizojnë, promovojnë apo mallkojnë, një tjetër shkodran, vetëm 18 vjeç, sapo ka dalë nga dyert e jetimores së Shkodrës dhe po përpiqet të gjejë dhe të mbledhë bashkë copëzat e jëtës së tij të re.

Eshtë Luis Sheta, që këto ditë tregoi historinë e tij në “Pa Gjurmë”, emisionin e Odeta Dumes në Report TV. Eshtë një djalë i mrekullueshëm, i rritur jetim, por që në fjalët që thotë kupton se në kokën e tij, në dëshirat dhe ëndrrat e tij nuk ka qenë kurrë vetëm. Luisi është rritur me “urinë” e madhe për të gjetur nënën dhe vëllezërit e tij. Dhe siç ndodh shpeshherë, kur nuk kanë asnjë mundësi tjetër, shqiptarët që kanë halle trokasin në dyert e gazetarëve sepse e dinë që do ta gjejnë përherë të hapur atë.

Mendoni, një 18 vjeçar që nuk mund të vazhdojë të rrijë më në jetimore, vetëm me 10 mijë lekë në xhep të dhëna nga shteti, duhet të gjejë një shtëpi, një punë… dhe familjen. Por pesha e madhe në supet Luisit nuk ka marrë dot vëmendjen e personazheve, vip apo jo, që sot janë përqëndruar në Big Brother dhe e shohin sikur ky spektalël të ishte çdo gjë, sikur ky spektakël të ishte Shqipëria sot, vetë jeta, kultura, sikur të ishim të gjithë ne. PAkkush u emocionua, u indinjua, shkroi, bërtiti, u intervistua për Luisin 18 vjeçar dhe sipërmarrjen titanike të rindërtimit të jetës së tij.

Ata që pretendojnë shumë gjëra që Luiz Ejlli nga shtëpia e Big Brother Vip as ka ndërmend t’ua ofrojë, mjafton ta kthejnë kokën nga  dritare të tjera të jetës në Shqipëri.

Nuk po flas për Ermonela Jahon dhe çmimin e saj më të fundit që e vlerëson si ndër sopranot më të mira në botë, as për profesoren Evis Sala, drejtoreshë e Radiodiagnostikimit në Spitalin e mirënjohur Gemelli në Romë, nuk po përmend edhe aktorët e talentuar të teatrit dhe të operas që po sjellin pa pushim në skenë super pjesë që si Tirana dhe rrethet i duartrokasin, apo të rinj e të reja që bëjnë më të mirën e tyre nëpër shkolla, universitete në Shqipëri e në botë, apo ata që përditë e zbukurojnë vendin tonë me bujtinat e tyre, propozimet në agriturizëm, kulinari, alpinizëm… me shembujt e tyre të mirë mediat, televizionet, janë plot.

Por le ta themi të vërtetën, për shembujt e mirë, pakkush e harxhon një fjalë, pakkush merr mundimin të shkruajë, të japë një deklaratë, ta urojë publikisht, të emocionohet e të gëzojë.

Atëherë, pse nuk e pranojmë që Luizi dhe jo Luisi, në të vërtetë, është ai që intereson dhe jemi ne që vendosim për ta parë ose jo një shembull të mirë. E sidimos, për ta promovuar apo jo atë.

 

 

 

Next Post
Pezullohet mësimi në 56 shkolla për shkak të motit të keq! MAS: Vendimi, për sigurinë e nxënësve

Pezullohet mësimi në 56 shkolla për shkak të motit të keq! MAS: Vendimi, për sigurinë e nxënësve

Comments 1

  1. Proshi says:
    3 years ago

    Edhe pse një zë ndryshe në shkretëtirë e mbolli farën e gjelbër të jetës. Bravo.

    Reply

Leave a Reply to Proshi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In