• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luiza, Kampionia e Garës

by Lajla Përnaska
21/08/2022 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lajla Përnaska

Nuk na ndodh shpesh të përjetojmë një furi emocionesh pozitive, si me Kampionen Luizë:
-një garë e triumf dinjitoz Europian;
-një fisnikëri e modesti, e Kampiones mbështjellë me Flamurin Kuq e Zi;
Në pak çaste, Kampionia Luizë na fali emocione të rralla, na zgjoi ndjenjën e Krenarisë, që së shumti ka ngecur përfjetur.

Sepse ajo bëri që Shqipja të fluturojë lart, shumë lart….
Nuk e kam takuar deri më sot Kampionen Luizë, por e kam hasur disa herë tek kodrat e Liqenit të Tiranës, duke vrapuar. Totalisht e fokusuar në stërvitjen e saj, e pashqetësuar nga të tjerët, që ecin në atë rripin e vrapimit (as korsi s’mund ta quash), ajo thjesht vrapon, pa u ndalur, pa u ankuar, pa bërë zhurmë.Ka vite që ajo ndjek pasionin e kultivon talentin e saj, pavarësisht vështirësive.

E sigurtë është, se të gjitha atletet e tjera europiane, (përfshi dhe nga vendet që s’arritën në finale), kanë një trajtim sportiv mjaft më të mirë nga Kampionia Luizë, kanë Klube më të fuqishme, kanë buxhete shteterore mjaft më bujare e dashamirëse, që sporti i atletikës (e jo vetëm), të zhvillohet e ato të përgatiten për Kampione.
S’di ta kem hasur Kampionen Luizë, duke u qaravitur për mungesën e kushteve dhe mbështetjes nga shteti për sportin e atletikës në përgjithësi dhe për atë vetë, në veçanti. Ajo veç ka punuar, pa u ndalur, duke besuar tek Gara, vetëm tek Gara, duke derdhur djersë, deri në sakrificë për të rrokur ëndrrën e saj.

Por duke na bërë të gjithëve të ëndërrojmë: si të parët e Europës, së paku në një fushë, qoftë për një kohë të caktuar. Kampionia na kujtoi, se kemi plot talent,kemi vullnet, kemi vlera, dimë t’ia dalim.
Mirënjohje Kompinia Luizë.

Më shumë se një Medalje Ari e një rekord Europian, ti na ke dhuruar një Model e dashur. Modelin se si mund të jesh kampion në fushën që ti zgjedh, ku ke pasion, ku investon me përkushtim, pa u ndalur, edhe kur rrethanat nuk janë pro teje.
Modeli yt është i preferuari i shumicës së shqiptarëve ( besoj unë).Por a është ai i preferuari i shumë vajzave dhe grave të reja sot? Vështirë ta gjej një përgjigje.

Modeli yt, nuk është produkt i emisioneve Mediatike të llojit “Përputhje”, a “Përthithje”, apo e Reality Show të “Përpëlitjeve”, që mund të tundojnë shumëkënd, por jo Modelin Tënd.
Modeli yt, nuk është produkt instagrami e “tik-toku”, pompuar me botox e silikon, me “like”reale, a të blera, ku zhveshja është më “tërheqëse”se sa veshja, ku të pasmet kanë më rëndësi e “shesin” më shumë, se të sipërmet (si Mendja, psh.).

Modeli yt, nuk është as produkt partie, që sajojnë disa “figurina politike”, për interesa të Kryetarëve të tyre.
Modeli yt, nuk është as preferencë e ndonjë “Super-Moderatori”, që promovon e i ofron partive “kandidate trendy”, për medemek politikane.
Modeli yt, nuk është as ai i “vajzës së luksit”, që gjëmon lekun, edhe kur është i pisët, apo kur ia ofron i dashuri, edhe pse kriminel, a drogaxhi, apo një biznesmen “boyfriend”,në moshën e babait të vet.
Ti thjesht je vetvetja e dashur Kampione.
Ti je Modeli i Garës dhe përmes saj triumfon.

Pas fitores tënde madhështore të gjithë ne rendëm të të uronim, të ceknim pak nga triumfi yt, të shprehim mirënjohjen tonë .Këtë nuk vonuan ta bëjnë edhe Krerët e Shtetit e Politikës, që nuk e di a të kanë pyetur ndonjëherë se çfarë nevojash, a vështirësish ke si sportiste?!Patjetër do të të presin me Lavdi.Por çdo vend normal investon për kampionët e vet që në vogli, jo të kujtohet vetëm, pasi ata dalin kampionë falë talentit e vetinvestimit.

Uroj që triumfi yt të të ofrojë edhe më shumë mundësi dhe një standart më të mirë jetese. Mbase jo atë të pasunarëve me paligjshmëri e me pushtet, por të çdo shtetasi korrekt në këtë vend, që e ngre dhe jetesën e të ardhurat e tij me investim e profesionalizëm.

Edhe një herë faleminderit Kampionia Luizë, duke uruar që të jesh Modeli i brezit të ri.
Imagjinata nuk na mungon për të menduar aplikimin e këtij Modeli të Garës, në çdo fushë:
-Modeli i garës brenda Partive Politike, ( jo sajesat e derisotme);
-Modeli i Garës në qeverisje, në çdo nivel ( me aftësi e merita, jo me nepotizëm , a grupe interesi);
-Modeli i Garës në sipërmarrje (jo veç monopole e oligarkë);
-Modeli i Garës në të gjitha sportet ( jo me ndeshje futbolli, që trukohen).
-Modeli i Garës, si e vetmja mënyrë për të nxjerrë Kampionët e vet në çdo fushë.

Vetëm me këtë Model (do Zoti, një ditë realitet), do të mund të fitojmë dhe shumë Medalje të tjera Europiane dhe të bëhemi tërësisht pjesë integrale e saj.
Suksese të mëtejshme Kampionia Luizë, ty dhe çdo Kampioni Kuq e Zi.
Qofsh Këmbëmbarë.

Next Post
Plagoset një person në Vlorë, ja çfarë raportohet pas mbërritjes në spital

Plagoset një person në Vlorë, ja çfarë raportohet pas mbërritjes në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli vijon bombardimet në Gaza, të paktën 5 të vrarë nga sulmet e IDF-së

Izraeli vijon bombardimet në Gaza, të paktën 5 të vrarë nga sulmet e IDF-së

October 3, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

October 3, 2026
Deklarata befasuese e kandidatit të vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë!

Deklarata befasuese e kandidatit të vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë!

October 3, 2026
“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

October 3, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

October 3, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

October 3, 2026
Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

October 3, 2026
Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com