• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luiza Gega, kampionia që ka nevojë për mbështetje

by Aalison Pearse Stevens
12/07/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luiza Gega, nënkampione e Europës në Europianin e fundit të Atletikës në Amsterdam, është pritur vetëm nga familjarët, gazetarët dhe disa dhjetëra tifozë në Aeroportin e Rinasit. Por situata është edhe më e rëndë sesa një shfaqje aeroportuale e qeveritare.

luiza tifozePas garës, Luiza Gega shëtiste në pistë me një flamur të marrë diku sa për shenjë, pasi përmasat e tij tregonin që nuk ishte një flamur normal individual, ndërkohë në podiumin e medaljes nuk ka pasur as edhe një uniformë të mbishkruajtur me emrin Albania.

“Po, uniformë Shqipërie nuk kisha dhe gjatë të gjithë kohës ndihesha keq për këtë. Gjithsesi, mendoj se duhet të ndihen më keq ata që nuk i mundësojnë këto gjëra”, tha atletja Gega.

luiza tifozet flamur

Edhe pse është nënkampione Europe, askush nga ata që duhet të përgjigjen nuk e dinë se ku dhe në çfarë kushtesh stërvitet atletja shqiptare.

“Kemi nevojë për pak mbështetje që të marrim medaljen, sepse jemi shumë pranë. Mungojnë vetëm gjëra të vogla, që për mua kthehen në gjëra shumë të mëdha, si fizioterapia, masazhi, futja në ujë me akull, e në rastin konkret edhe akullin duhet ta blej vet”, thotë më tej atletja shqiptare, Luiza Gega.

luiza amsterdamMegjithatë, mbërritja në aeroport të vetëm përballë miqve të tyre personalë, nuk i bie kaq shumë në sy trajnerit të saj, por ai ndihet i zhgënjyer sa i përket trajtimit të saj të padrejtë.

“Ka lidhje me pasionin që kanë njerëzit e politikës me sportin, por ne në rastin tonë jemi të pavlerësuar. Futbolli është një kënaqësi e madhe për të gjithë shqiptarët, e sigurisht të gjithë ne jemi krenarë për arritjet në futboll. Kur arrijnë te niveli i shpërblimit nuk e kam me pasaportën diplomatike, sepse është çështje marrëdhëniesh publike, që nuk ka lidhje me rastin, as me Çelësin e Tiranës, që nuk përbën problem, por e kam me shpërblimin. Përfitimet që marrin më pas janë në raport të zhdrejtë”, thotë Taulant Stërmasi, trajner atletike.

Ditën e sotme janë njoftuar, e më pas anuluar, pritjet e Luiza Gegës nga autoritetet vendore e qeveritare, e arsyeja kryesore mesa duket është pritja e përgjigjes së analizave, për të mos pasur një zhgënjim si me kampionët e peshëngritjes.

“Luiza është në Top 10 në botë, që bën kontrolle sa ç’mund të bëjnë të gjithë sportet bashkë. Bëhet fjalë për nga 84 deri në 90 kontrolle antidoping. Absolutisht që është sportistja më e kontrolluar në Shqipëri gjatë të gjithë kohërave”, thotë më tej Taulant Stërmasi.

Në bazë të një VKM-je, qeveria do të shpërblejë Luiza Gegën për këtë medalje me dy milionë lekë, ndërsa trajnerin e saj me 600 mijë lekë për këtë arritje. Një shifër, që siç thotë vet Stërmasi: “Jo borxhe, por iu është gjetur vendi se ku do të shkojnë”.

TCH/d.i.

 

Next Post

Merkel për May: Kush do akses në tregun evropian, duhet të pranojë lëvizjen e lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com