• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën

by A M
29/07/2024 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj u nisën këtë të hënë drejt Parisit, ku do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 2024, si përfaqësues të Shqipërisë.

Nga Rinasi kampionia e Europës Gega, tha se ishte optimiste për rezultatin që mund të korrë në garën 3000 metra me pengesa, por preferoi të tregohej racionale kur u pyet për një objektiv konkret, duke marrë parasysh se pjesë e garës do të jenë atletet më të mirë të botës.

‘Synimi im është fillimisht hyrja në finale. E kam provuar në Tokio. Kam besim më të madh edhe në saj të rezultateve vitet e fundit. Nëse gjërat shkojnë mirë do synoj pozicionin më të mirë. Nuk deklaroj asgjë që do marr këtë apo atë medalje’, tha Gega.

Trajneri i saj, Taulant Stërmasi, synon që Luiza Gega të shënojë minimalisht një rekord të ri kombëtar më 4 gusht.

‘Pritshmëritë e mia janë rekord kombëtar, më të mirën që Luiza ka bërë ndonjëherë. Sigurisht jo gara e parë. Pasi do të jetë garë eliminatore, që do të jetë më datën 4 gusht, ku shpresojmë që Luiza të kualifikohet. Me llogaritë tona, besojmë se do të jetë e lehtë. Por sigurisht janë më të mirët e botës atje. 36 më të mirët e botës me investime të mëdha nga shtetet’, u shpreh trajneri Stermasi.

25-vjeçari Burraj, i cili po udhëton drejt Francës pa trajnerin e tij, tha se ishte stërvitur intensivisht dhe se ndihej në formë për të arritur një rezultat sa më të mirë në garën 100 metra, më 3 gusht.

‘Gara 100 metra nuk është gara ime. Do të jetë e vështirë. Jemi stërvitur shumë dhe shpresoj të kemi një rekord të ri. Shpresa jonë është rekordi kombëtar, pikësëpari’, theksoi Burraj.

Franko Burraj do jetë në “Paris 2024” pa trajnerin e tij Bruno Rrotani, pasi këtij të fundit i është mohuar pjesëmarrja në Olimpiadë për mungesë kuotash. Dy sportistët nuk ishin pjesë e ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike më 26 korrik, pasi datat e garave në të cilat do të marrin pjesë ishin afro 2 javë larg dhe pjesëmarrja aq herët, për ta do ishte e lodhshme.

Next Post
Shpërthen Sula: Janë ca kokrra që rrinë rehat, pinë kafe dhe “mandatin” e kanë të sigurt…

Shpërthen Sula: Janë ca kokrra që rrinë rehat, pinë kafe dhe "mandatin" e kanë të sigurt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In