• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Luhatjet me tregun, pse u shtrenjtuan me 40% çmimet e qepës, patates dhe preshit

by Java News
14/01/2019 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Fermerët shqiptare të paorientuar me nevojat e tregut, përveçse në shumë raste ekspozohen ndaj humbjeve të mëdha krijojnë edhe probleme në furnizimin normal të tregut me prodhime të vendit.

Konsumatorët shqiptarë po blejnë me çmime stratosferike perimet dhe zarzavatet e dimrit për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Një kilogram qepë në pikat e pakicës në Tiranë shitet me 100-120 lekë. Po kaq shitet një kilogram presh dhe gjithashtu mbi 100 lekë shitet një kilogram patate.Tregtarët e pakicës në Tiranë pohuan se çmimet gati 40 për qind mëtë larta për këto produkte ketë vit, po vijnë për shkak furnizimeve më të reduktuara nga zona e Korçës, e cila ishte furnitori më i madh e perimeve të dimrit, teksa nuk po kryhen furnizimet të rregullta nga Kosova.

Kosova po mbulon me prodhim vendas nevojat e tregut të saj, të cilat mbuloheshin pjesërisht nga Serbia para rritjes së tarifave doganore 100 %.  Nevion Tehla ekspert i bujqësisë në rajonin e Korçës pohoi se këtë vit fermerët e qarkut kanë mbjellë më pak qepë dhe patate, për shkak se një vit më parë, më 2017, pati superprodhim dhe një pjesë e prodhimit u kalb në fushë.

Për të shmangur humbjet fermerët zgjodhën që këtë vit të mos mbjellin patate dhe qepë, duke i lënë tokat djerrë ose duke zëvendësuar ato me kultura të tjerë, tha Telha. Si rezultat i kësaj sjellje të fermerëve këtë vit është krijuar mungesë furnizimi në tregje dhe çmimet kanë arritur nivele të palogjikshme.

Ato pak fermerë që kanë mbjellë këtë vit kanë fituar, por kjo rrezikon të krijojë flukse vitin që vjen. Eksperti thotë se të nxitur nga fitimet joshëse të atyre që mbollën patate dhe qepë këtë vit, të gjithë do mbjellin vitin tjetër duke rritur ofertën për prodhime, e cila në vetvete sjell ulje të çmimeve.

Eksperti pohon se, teksa tregu ka mungesë te theksuar me furnizim me fruta e zarzavate, nga ana tjetër ka një superprodhim me fruta. Ai thotë se mollët në zonën e Korçës po kalben në pemë për shkak se ka mungesë tregu.

Ai tha se qeveria duhet të jetë më orientuese ndaj prodhimit bujqësor me nevojat që ka tregu dhe konsumatorët duhet të nxiten të konsumojnë prodhim vendas në vend të konsumojnë mollë maqedonase ose Italiane, kur prodhimi vendas kalbet në fushë.

Këtë zhbalancim në furnizimin e tregut me fruta dhe perime e ka evidentuar edhe INSTAT. Sipas të dhënave mbi inflacionin, çmimet e zarzavateve përfshirë patatet u rriten me 22 për qind në muajin dhjetor 2018 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e frutave ranë me 2.3 %.

Monitor

/a.meta

Next Post
Christian Schwarz-Schilling: Europa Juglindore në vitin 2019 dhe problemet!

Christian Schwarz-Schilling: Europa Juglindore në vitin 2019 dhe problemet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In