• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luhatjet e ‘humorit’/ Berisha akuzonte Metën për vrasje: Dy qëndrimet kontradiktore të Saliut për aleatin e tij kryesor

by Java News
11/02/2023 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në protestën e opozitës në krye janë dy personazhet kryesore Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Marrdhënia mes tyre ka qenë e trazuar, gati një dashuri – urretje. Të dy janë përplasur ashpër me akuza të rënda por edhe kanë bërë aleanca. Një ditë para protestës, Berisha fliste për agjentin e FBI duke akuzuar Ramën, sipas Berishës kryeministri ka nxitur Tom Doshin që të akuzonte Metën për komplot për vrasje dhe se ishte qeveria ajo që organizoi takimin me agjentët e FBI.

Berisha:  Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar. Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto. 

Kryekëput ndryshe nga qëndrimet dhe deklarata e Berishës në vitin 2015 kur Tom Doshi denoncoi atë që u quajt plan për ta vrarë. Në atë kohë Sali Berisha akuzonte Ilir Metën se kishte porositur vrasje. Të dy u përplasen ashpër në seancën e kuvendit të datës 5 mars të vitit 2015. Le ta risjellim.

Sali Berisha: Të kam denoncuar në Parlament…

Ilir Meta: E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie. Ky mezi po priste të ndodhte vrasja brenda maxhorancës.

Sali Berisha: Logjikë njerëzore mbi tokë, përveç logjikës së Ilir Metës, këtë nuk mund ta pranonte askush tjetër, përveç logjikës së atij që do të kapet pas çdo fije bari. Sot në botë nuk ka kryetar Parlamenti të akuzuar në këtë mënyrë, nga një deputet i maxhorancës.

Sali Berisha: Nga deputeti Tom Doshi

Ilir Meta: Është miku juaj prej disa muajsh…

Sali Berisha: Vetëm sa fakton shkallën e krimit, sepse mor i mjerë…!

Ilir Meta: Kush është i mjerë?

Sali Berisha: Ai që mendon që mund të shesë Doshin, si njeri të Sali Berishës. Tom Doshi është njeriu më i sulmuar nga Sali Berisha, bashkë me Koço Kokëdhimën. Ajo qe opozita kërkon me ngulm dhe e ka kërkesë të panegociueshme është dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për t’i hapur rrugë, siç thotë, mundësisë së një hetimi të papenguar nga pushteti.

Sali Berisha: Hapni rrugën e hetimit! Jep dorëheqjen nga Parlamenti! Mos shfrytëzo votat e krimit për të qëndruar në postin që je. Je kokë e qelbur! Jep dorëheqjen!

Ilir Meta: Mos ulërit, doktor, të lutem! Jepjani ilaçet doktorit, sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit! Përgjigjja ime për sa thua doktor është kjo: Unë për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen, dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Mos u bëj pjesë e ‘puçit të pularisë’ me Tom Doshin dhe Dritan Priftin si aksioner. Po ta bëj këtë gjë në mënyrën më miqësore, për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin…

Ilir Meta: Ulu tani doktor, se nuk ke moshë për të ngrohur vezët e krimit! Ti je njeri serioz…Ti të jesh i bindur se do të përfundosh anëtar i partisë së Tomës. Toma e ka gabim që të hapë parti të re, se gati e ka partinë Toma…

Sali Berisha: Këto janë përpëlitjet e atij që mbytet, por ti s’mund të mbysësh vendin për veten tënde!

Ilir Meta: Për Zenin dhe për Dritan Priftin e kam dhënë njëherë dorëheqjen. Se të kërcënon ty Dritani, me videot e Zenit dhe bashkë me Tomën kjo është çështje tjetër nuk është çështja ime

Sali Berisha: Unë u them shqiptarëve, që ky (Meta) është e zeza e vendit.

Sali Berisha: Ngjarjet nuk zbardhen me ty kryetar parlamenti. Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë…

Ilir Meta: E dhashë prej Shkëlzenit dorëheqjen, sepse Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit dhe më the: ‘shiko cfarë më ka bërë ky budallai!’ Vazhdo merr mendjen e Shkëlzenit akoma, çfarë të bëj unë?

Sali Berisha: Me këto gjëra që thua vetëm e zhyt veten më thellë. Ne kurrë s’do të pranojmë që Parlamentin ta udhëheqë një njeri i akuzuar për dy vrasje.

Që të dy kanë akuzuar njëri tjetrin për vrasje, korrupsion dhe krime. Të gjitha u harruan për hir të pushtetit dhe imunitetit nga pushteti. Sot ata dolën në protestë kundër pengesës kryesore që i ndalon të rikthehen si dikur të paprekshëm./Tch

Next Post
“A do ma japësh një puthje”/ Luizi ngacmon hapur Keisin në prani të Kiarës: A të ka marrë malli, zëre se jam…!

“A do ma japësh një puthje”/ Luizi ngacmon hapur Keisin në prani të Kiarës: A të ka marrë malli, zëre se jam…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

September 7, 2026
VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

September 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Zbulohet misioni sekret amerikan për pastrimin e Hormuzit

September 7, 2026
Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

September 7, 2026
Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

September 7, 2026
Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

September 7, 2026
Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

September 7, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

September 7, 2026
Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

September 7, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com