• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë murit 800-mijësh të PS-së

by Eduard Zaloshnja
12/02/2025 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Jo zyrtarisht, fushata elektorale filloi këtë javë nga dy partitë e mëdha, me motorë të ndezur në kapacitet të plotë nga të dyja (partitë e vogla tash e tutje do të jenë thjesht një fusnotë në mejdanin elektoral). PD-ja prezantoi si strateg të fushatës së saj ish-konsulentin elektoral të Trumpit, duke u mburrur se ai do t’a çojë drejt fitores më 11 maj. Ndërsa Rama deklaroi se do të vihet në krye të fushatës elektorale të qarkut Tiranë (fill pas arrestimit të Veliajt), duke thënë se 800 mijë votat e këtushme PS-ja do t’i ketë të sigurta në rang vendi, por do t’i afrohet 1 milionë votave me ndihmën e emigrantëve.

Pjesa e parë e deklaratës së Ramës bazohet në fakt në rezultatet elektorale të partisë së tij në dekadën 2013-2023 (shihni: https://javanews.al/qendrueshmeria-e-800-mije-votave-per-te-zgjedhurit-socialiste-pavaresisht-arrestimeve-te-zyrtareve-te-larte-te-ps-se/ ). Ndërsa pjesa e dytë është një hamendje që nuk mbështetet nga shifrat e deritashme të regjistrimit të emigrantëve në KQZ. Nga 194 mijë kërkesa që kanë bërë emigrantët në KQZ për votim me postë, vetëm 125 mijë janë miratuar deri më sot. Edhe sikur të miratohen 200 mijë deri më 4 mars, jo të gjithë do të dërgojnë vota të vlefshme. Dhe kuptohet që jo të gjitha votat e vlefshme do të jenë për PS-në. Pra, 1 milionë votat e dëshiruara gjithsej nga Rama janë praktikisht të paarritshme…

Po shpresa e PD-së për fitore më 11 maj, a bazohet në rezultatet e saj elektorale në dekadën 2013-2023?

Kur Berisha ishte kryeministër, koalicioni i udhëhequr prej tij (PD+satelite) i humbi thellë zgjedhjet e 2013-ës, duke siguruar vetëm 681 mijë vota të vlefshme. Në zgjedhjet e 2017-ës, PD+satelite siguruan vetëm 456 mijë vota të vlefshme (rekordi më i ulët historik). Në zgjedhjet e 2021-shit, PD+satelite u ngjitën në shifrën e pamjaftueshme të 622 mijë votave të vlefshme. Ndërsa në zgjedhjet e 2023-shit, kandidatët e PD-së për kryebashkiakë (të përkrahur në terren nga PL, PR, PAA, etj) zbritën në shifrën e 501 mijë votave (shihni grafikun e mëposhtëm), duke patur përballë pothuaj 800 mijë vota të kandidatëve për kryebashkiakë të PS-së (që fituan në 54 nga 61 bashkitë).

Këto luhatje të forta të votave të PD-së tregojnë se ajo nuk ka një bazë të qëndrueshme elektorale, për t’u përballur me murin 800-mijësh të PS-së…

Next Post
Vetëkënaqësia apo diçka tjetër po e dëmton SPAK-un

Vetëkënaqësia apo diçka tjetër po e dëmton SPAK-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In