• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lugina e Presheves do të kërkojë autonomi e bashkim me Kosovën?!

by
23/08/2015 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Shqiptarët në Luginë të Preshevës kaherë kanë kërkuar reciprocitet, duke vlerësuar se të drejtat që serbët i kërkojnë dhe i kanë në Kosovë, të njëjtat t’i kenë edhe ata. Dhe paralajmërimet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që me ngulm po kërkohet nga serbët, ka bërë që edhe ata të ngrenë kërkesat e tyre.

Jonuz Musliu, përfaqësues politik i shqiptarëve, ka paralajmëruar se nëse themelohet ky Asociacion, Lugina do të shpallë autonominë, me të drejtë të bashkimit me shtetin tonë amë, Kosovën.

Ai është thirrur në referendumin e banorëve të Luginës së Preshevës të mbajtur në fillimmarsin e vitit 1992, duke thënë se vetëvendosjen e popujve e garanton edhe Karta e OKB-së.

Musliu ka rikujtuar se disa herë kanë kërkuar reciprocitet si dhe që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës e Serbisë, por se një kërkesë e tillë është injoruar si nga Serbia, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar që të gjitha këto kërkesa t’i arrijnë me mjete paqësore, pa dhunë, ngase “zgjidhja e problemit në Luginë do të thotë edhe paqe dhe stabilitet për rajonin”.

“Edhe për shqiptarët e Luginës duhet të vlejë parimi i reciprocitetit: atë që marrin serbët në Kosovë, të marrin shqiptarët në Luginë”, ka thënë ai.

Next Post

Bamir Topi: Sali Berisha “Kalë Troje” te PD, Bujar Nishani produkt i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com