• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Luftoni për atë që besoni”/ Ish-ambasadori Arvizu: Vajza më pyet kur do kthehemi në Shqipëri?

by Java News
27/08/2020 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka dhënë një mesazh për të rinjtë e LSI që ndodhen si çdo verë në Jalë.

Ai thotë se këto janë kohë padyshim të vështira, por gjërat do të rregullohen me punë, kurajo e vullnet.

Arvizu u kërkon të rinjve që të luftojnë për atë që besojnë.

Në mesazhin e tij, ai zbulon se vajza e tij e pyet se kur do kthehen në Shqipëri.

Si fillim dhe mbi të gjitha shpresoj që të gjithë ju dhe familjet tuaja jeni të sigurt, që gëzoni shëndet të mirë dhe po shijoni verën sa me shumë që mundni. 

Ju që më njihni, më njihni si një person optimist por me duhet te them që kohët e fundit ka qenë një vit shumë i vështirë dhe një verë shumë e vështirë, tani për shembull kemi pasur të bëjmë me zjarret jashtë kontrollit në Kaliforni. 

Por sigurisht sfida më e madhe ka qenë pandemia botërore e cila ka goditur Shtetet e Bashkuara shumë rëndë. Më shumë se 170 mijë njerëz kanë vdekur dhe numri po rritet çdo ditë. Miliona njerëz kanë humbur punët e tyre, bizneset janë mbyllur dhe shkollat janë mbyllur gjithashtu.

Krahas pandemisë gjatë verës në qindra qytete nëpër SHBA ka pasur dhe ende vazhdojnë protesta me përmasa relativisht të mëdha. 

Jam i sigurtë që i keni parë videot dhe disa nga protestat kanë qenë fatkeqësisht të dhunshme, por dua të dini dhe të kuptoni që shumica e protestave, pjesa më e madhe e protestuesve kanë qenë tepër paqësor dhe qëllimi i këtyre protestave ka qenë thjesht kerkesa për Drejtësi Sociale. 

Konkretisht për të ngritur zërin ndaj racizmit sistematik, i cili ka qenë prej kohësh një problem i madh në shtetin tonë dhe vazhdon ende te jetë edhe sot. 

Për mua, dua të dini që besoj shumë fort se jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi dhe gjithashtu besoj fort te shprehja NO JUSTICE – NO PEACE, pa drejtësi vërtet nuk mund të ketë paqe.

Pra, janë kohë të veshtira sigurisht, por besoj me gjithe zemër se ne do punojmë për të ndrequr gjërat, dhe se gjithçka do te përmirësohen.

Kjo gje do te kërkojë shumë dashuri, dhembshuri dhe mirëkuptim, por edhe kurajo dhe vullnet për të luftuar per gjërat që besoni.

Kjo është diçka që të gjithë shqiptarët e kuptojnë, se ndonjëherë duhet të luftoni për atë që besoni. Dua të shtoj diçka pozitive. Disa nga ju e mbani mend vajzen tonë, ajo është 13 vjeç tani. 

Para pak kohësh ajo erdhi te unë dhe më tha ‘babi kur do kthehemi ne Shqipëri?’ dhe unë i thash ‘Çfarë mban mend nga Shqipëria?’, dhe ajo u përgjigj ‘unë mbaj mend gjithçka’.

Nuk e besoj këtë për asnjë minutë, por ajo dëshiron vërtet shumë të kthehet për të vizituar, gjithashtu edhe unë. Kështu i thash ‘kushedi , nëse gjërat rregullohen mbase shkojme verës tjetër.

Do te jete 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë pas gjithë atyre viteve të ndarjes. Pra, vera 2021 do te jete mbase ne Orikum, ose Drimadhe, ose në Velipojë por edhe në Jalë, kushedi, apo jo? 

Deri atehere kujdesuni për veten, kujdesuni mirë për njëri tjetrin. Mos harroni të luftoni për atë që ju besoni dhe mbi te gjitha kujdesuni për familjet tuaja, sidomos në këto kohë të rrezikshme. 

Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e javës tuaj dhe më mungoni. Do shihemi sërish. Mirupafshim” u shpreh Arvizu në mesazhin e tij.

g.kosovari

Next Post
I akuzuar për vrasjen e çiftit homoseksual brenda shtëpisë së tyre në Maltë, shqiptari del para gjykatës

I akuzuar për vrasjen e çiftit homoseksual brenda shtëpisë së tyre në Maltë, shqiptari del para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com