Lufthansa pezullon udhëtimet drejt Kievit, Gjermania u kërkon sërish qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

Ministria e Jashtme Gjermane, u ka bërë sërish thirrje shtetasve gjermanë që të largohen menjëherë nga Ukraina, pasi frika për një pushtim ushtarak nga ana e Rusisë ende është e lartë.

Gjithashtu bëhet me dije se Lufthansa ka pezulluar udhëtimet për në Kiev.

“Kjo vlen për të gjitha nisjet e parashikuara nga 21 shkurti deri më 28 shkurt”, njoftoi kompania.

“Paralajmërojmë qytetarët të mos udhëtojnë në Ukrainë. Shtetasve gjermanë u kërkohet që të largohen nga vendi”, ka bërë me dije Ministria e Jashtme.

Gjithashtu një grup vendesh i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com