• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftëtari zbret nga kali Skënderbeun, e mund në Korçë 3-2

by Java News
16/12/2018 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gola, spektakël dhe Luftëtari triumfues në Korçë. Skënderbeu-Luftëtari ishte pa dyshim një nga sfidat më të bukura të këtij sezoni, që nxori ndoshta edhe me shumë fat fituese skuadrën gjirokastrite me rezultatin përfundimtar, 2-3.

Në përballje që doli jashtë skemave taktike, me sulme e kundërsulme të shpejta nga të dyja skuadrat, ku portierët Teqja dhe Ruçi, sidomos “gardiani” bluzi, u bënë protagonistë me disa ndërhyrje vendimtare. 25 minutat e para ishin vërtet të çmendura. E hapi serinë e golave Bregu, në minutën e 10-të, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes, por vetëm një minutë më pas barazoi Demo, në zhvillimet e një goditjeje të lirë për miqtë.

Luftëtari shtangu tifozët korçarë në minutën e 18-të, moment kur Radas ne tentativë për të larguar rrezikun devijoi në portën e Teqjes.

Gjithsesi, në të 25-tën Bregu ekzekutoi mjeshtërisht një goditje të lirë, duke e lënë të palëvizur Ruçin, shkruan Supersport.

Skënderbeu iu afrua shumë herë golit në pjesën e dytë, por pas një rasti të shpëtuar në limit nga portieri dhe mbrojtja korçare, Luftëtari fiton një 11-metërsh të dyshimtë, që u shndërrua në gol nga Shkurtaj.

Kontestuan me forcë futbollistët vendës, por arbitri nuk kishte asnjë dyshim për penalltinë e dhënë. Te kota tentativat e Skënderbeut në minutat e fundit, ndërsa Luftëtari iu gëzua një fitoreje të madhe, që e laregon nga zona e ftohtë. Kjo disfatë i kushton shumë Skënderbeut, që sheh ta parakalojnë në renditjen si Kukësi dhe Teuta, ndërsa Partizani kryesues shkon +6 pikë. (Panorama)

Next Post
ANSA e rendit Shqipërinë mes 5 destinacioneve më të mira turistike

Banka e Shqipërisë/ Ekonomia përfitoi nga turizmi 1.5 miliard euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In