• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftëtari ‘poshtëron’ Partizanin, Starova konfirmon dorëheqjen

by A R
17/12/2017 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulejman Starova ka dhënë dorëheqjen si trajneri i Partizanit.

Tekniku i të kuqve nuk është shfaqur para mediave pas humbjes 5-0 kundër Luftëtarit duke konfirmuar për emisionin “Gol pas goli” se nuk do jetë më numri 1 i pankinës së Partizanit.

Pas dorëheqjes së Starovës, në konferencë për shtyp ka dalë zëvendësi Klevis Dalipi.

***

Gjirokastritët kanë dominuar totalisht takimin, ndërsa këtë herë kanë treguar edhe qetësi në finalizim, duke e detyruar portierin Hoxha ta nxjerrë 5 herë topin nga rrjeta.

Bregu, Abazaj dhe Rroca shënojnë 3 herë në pjesën e parë, duke hipotekuar fitoren, ndërsa në pjesën e dytë ka kohë edhe për një dopietë të Eri Lamçes. Kur u duk se Partizani po rikthehej, me 10 pikë në 4 takimet e fundit dhe me planifikimin e disa afrimeve në merkaton e janarit, skuadra e Starovës ‘prek sërish fundin’, duke dështuar totalisht në Gjirokastër.

Ndërkohë, kjo humbje e thellë nuk është kapërdirë aspak nga trajneri i të kuqve, Sulejman Starova, i cili menjëherë pas përfundimit të takimit, ka paraqitur dorëheqjen.Starova e drejton Partizanin prej 5 javësh, pasi mori vendin e Marc Iulianos, të shkarkuar pas javës së 10 të Superiores.

Laçi bën 3 fitore radhazi, teksa ia ka dalë të marrë 3 pikët edhe në Vlorë, në një takim të luajtur në 2 ditë. Pjesa e parë e sfidës, e luajtur dje në Vlorë, përfundoi me rezultatin 0-1 për Laçin, ndërsa u ndërpre më pas për shkak të reshjeve të shumta, për të vijuar sot.

Në 45-minutëshin e dytë, skuadra e Mezanit arriti të administrojë mirë avantazhin e djeshëm, ndërsa Flamurtari u ndal në shtyllë, dhe nuk arriti të gjejë rrjetën e Selmanit.

Kështu Mezani rikthehet në Vlorë dhe bën që drejtuesit e Flamurtarit të pendohen që nuk i besuan, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e tretë të renditjes, me 24 pikë.

Next Post
Pasdite nuk ka shi, por temperaturat bien ndjeshëm. Ja ku do bjerë borë

Parashikimi / Ikin shirat, por e hëna sjell të ftohtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com