• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Luftëtarët e UÇK-së, banda kriminale”/ Rusia shpërthen kundër Kosovës në OKB: Situata është përkeqësuar

by Java News
26/03/2024 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet perëndimore nuk i lejuan diskutimet për fushatën bombarduese të NATO-s kundër Serbisë, në seancën e së hënës së këshillit të sigurisë. Rusia, aleate e ngushtë e Serbisë kishte kërkuar futjen në agjendë të pikës së emërtuar “kërcënimet ndaj paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” më rastin e 25 vjetorit të bombardimeve, të aleancës, por SHBA, Franca dhe shtete të tjera abstenuan në votim, duke e parandaluar diçka të tillë.

Ato argumentuan se agjenda e takimit duhet të miratohej nga të gjithë anëtarët, ndërsa akuzuan Rusinë se po shfrytëzonte ngjarjen për të nxitur përçarje dhe destabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“SHBA nuk ka asgjë për të fshehur lidhur me mbështetjen ndaj operacionit të NATO-s ne vitin 1999. Veprimet ishin të nevojshme për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë. Por diskutimet qe kërkon Rusia, kanë të bëjnë me përpjekjet e Kremlinit për të minuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, për të nxitur tensionet rajonale në mënyrë që të përmbushë ambiciet e veta për destabilizim të rajonit”, tha Robert a. Wood, ambasador i SHBA.

Ambasadori rus në OKB e cilësoi ndërhyrjen ushtarake të aleancës një shkelje të madhe të ligjit ndërkombëtar dhe të kartës së OKB. Duke i quajtur luftëtarët e UÇK-së banda kriminale, ai tha se ngjarjet e asaj kohe dhe shkatërrimi i një shteti sovran sipas tij, ka çuar në situatën aktuale në Kosovë, ku gjërat janë përkeqësuar.

“Disa kolegë në Këshillin e Sigurimit do të thonë se ngjarjet e 25 viteve më parë janë histori dhe nuk kanë të bëjnë me aktualitetin. Por çdo njeri i arsyeshëm e kupton se shkatërrim i një shteti të pavarur çdo i në një kaos që po shtohet jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin”, u shpreh Vassily Nebenzia.

Kina e cila njësoj si Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, po ashtu përkrahu Rusinë dhe tha se ndërhyrja e NATO-s ishte shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Kinës tha se gjatë fushatës ajrore të aleancës ushtarake perëndimore ishte sulmuar edhe ambasada kineze në Beograd, kur ishin vrarë edhe tre gazetarë kinezë.

/f.s

Next Post
“Dialog përballë konflikteve”/ Begaj intervistë për Euronews: Po jetojmë në kohë të paprecedenta

"Dialog përballë konflikteve"/ Begaj intervistë për Euronews: Po jetojmë në kohë të paprecedenta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In