• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Luftë verbale mes Iranit dhe Arabisë Saudite

by Lorenc Vangjeli
03/01/2016 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbretëria e Arabisë Saudite “do të paguajë një çmim të lartë” paralajmëron Teherani duke nxitur luftën verbale me Arabinë Saudite pas ekzekutimit të klerikut shiit Nimr el-Nimr Baker.

Pas ekzekutimit të klerikut shiit Nimr el-Nimr Baker në Arabinë Saudite lideri shpirtëror i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e paralajmëroi Arabinë Saudite nga “hakmarrja e Allahut”. “Gjaku i derdhur pa justifikim i këtij martiri do të ketë pasoja të shpejta dhe dora e Zotit do të marrë hak mbi udhëheqjen saudite,” tha Khamenei para klerikëve në Teheran. “Ky dijetar nuk i ka inkurajuar njerëzit as për veprime të armatosura, as ka bërë plane të fshehta, e vetmja gjë që ai bëri ishte që shprehu publikisht kritika.”

Në të njëjtën kohë, Khamenei kritikoi qeveritë perëndimore dhe i akuzoi ato për mosveprimin në këtë rast. “Mbrojtësit e supozuar të lirisë, të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut” heshtën këtë herë, tha Khamenei. “Pse e mbështetur ata që mbështesin lirinë dhe demokracinë, këtë qeveri,” pyeti ai.

Protesta në Iran, Irak dhe Bahrain

Para deklaratës së Khameneit një turmë kishte sulmuar ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran duke hedhur dhe lëndë djegëse drejt ndërtesës. Prokurori Abas Jafari Dolatabadi tha, sipas agjencisë së lajmeve ISNA se janë arrestuar 40 vetë që ishin futur në përfaqësinë diplomatike. Krahu studentot i milicisë paraushtarake Basixh bëri thirrje për një protestë përpara ambasadës për të dielën pasdite. Po ashtu njoftohet se u sulmua dhe konsullata Arabisë Saudite në qytetin e Mashhadit.

Ministria e Jashtme iraniane e akuzoi të shtunën Arabia Saudite për mbështetjen e “e lëvizjeve terroriste dhe ekstremiste” dhe për ekzekutimin në të njëjtën kohë të kundërshtarëve të brendshëm. Mbretëria e Arabisë Saudite “do të paguajë një çmim të lartë për këtë” paralajmëroi Teherani. Pas kësaj Riadi e akuzoi rivalin e tij rajonal, për ton “agresive” dhe thirri për bisedime ambasadorin iranian. Përveç Iranit, protesta kundër ekzekutimit të al-Nimrsit pati edhe në qytetin shiit të pelegrinazhit Qerbela në Irak dhe në Bahrain, me shumicë popullsie shiite.

Kleriku shiit ishte kundërshtar i vendosur i familjes mbretërore ultra-konservatore sunite në Riad. 56-vjeçari kishte mbështetur gjatë protestave në prag të Pranverës Arabe në vitin 2011 ndarjen e rajoneve lindore Katif dhe Al-Ihsaa, ku jeton shumica prej afërsisht dy milionë shiitë të Arabisë Saudite. Ai u dënua në tetor 2014 me vdekje dhe u ekzekutua të shtunën, së bashku me 46 persona të tjerë./DW

Next Post

Studimi/ Çdo femër ka fiksim një tjetër…femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In