• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çako: Sekuestrim pasurive të paluajtshme të krimit si, toka, hotele, motele, lokale

by Java News
01/09/2017 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ka zhvilluar një takim pune me drejtorët qendrorë dhe vendorë, për t’u përcjellë detyrat e lëna nga Kryeministri, gjatë takimit  të zhvilluar me Task – Forcën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit e të trafikimit të lëndëve narkotike.

Çako ka vlerësuar gjithë strukturat e policisë në qendër e në qarqe, për punën e jashtëzakonshme të  bërë deri tani, për përmbushjen e plotë të  prioritetit kombëtar, dhe u kërkoi atyre që kjo punë të mos ndërpritet, por të vijohet me të njëtin intensitet dhe përkushtim, pavarësisht se tashmë ka edhe prioritete të tjera po kaq të rëndësishme sa  ky që po përmbushet me sukses.

“Detyra kryesore  që ka Policia në këtë fazë  është: Hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuri të paluajtshme ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime  të ndryshme në shoqëri  biznesi, etj.

Për të realizuar këtë detyrë, është e domosdoshme që:

Pranë çdo drejtorie Vendore të ngrihet dhe të funksionojë një Task – Forcë për të drejtuar operacionin për sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimatria kriminale. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe burimet legale, duke shkëmbyer informacion me doganat, QKR, Hipotekat, Aluiznin, si dhe duke marrë edhe informacione në rrugë inteligjente, kjo duke bashkëpunuar ngushtësisht me SHISH, dhe me partnerët për informacionet që ata disponojnë për individë a grupe kriminale që mund të ushtrojnë aktivitetin kriminal edhe në vendet e tyre. Njëkohësisht të bashkëpunohet ngushtësisht me Prokurorinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave.

Së dyti: Në çdo qark të evidentohen, kontrollohen dhe të goditen të gjithë personat me precedentë  kriminalë, elementët shqetësues të rendit dhe sigurisë publike, të cilët me veprimet e tyre cënojnë rendin publik, duke krijuar një impakt negativ në qarkullimin rrugor, mjediset publike, në shkolla e universitete.

  • Të evidentohen dhe të ndëshkohen elementët të cilët ushtrojnë ndikim  të paligjshëm  tek zyrtarët dhe nëpunësit publikë.
  • Kërkimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, të cilët i shmangen Policisë dhe drejtësisë.

Së treti: Dhuna në Familje, një vepër penale që tashmë po trajtohet me seriozitet nga ana e Policisë, por ju kërkoj që të rrisni akoma më shumë vëmëndjen në këtë drejtim, duke evidentuar çdo konflikt, çdo ringjallje të konflikteve të mëparshme, duke mbajtur nën vëzhgim personat që kanë tendencë kriminale  në këtë drejtim. Pavarësisht punës dhe ngarkesës së jashtëzakonshme që kemi, ky është një tjetër prioritet që duhet të kontribuojmë akoma më shumë, jo vetëm në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit, por edhe në  drejtim të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë.

Së katërti: Goditja  e fenomenit  të paligjshmërisë, si  në ndërtimet pa leje, prerjen e paligjshme të pyjeve, shkatërrimin e pyjeve me zjarr, si dhe të vjedhjes së energjisë elektike.

Së fundi , por jo nga rëndësia, kam tre çështje që kërkojnë angazhimin maksimal tuajin për t’i realizuar:

Displina në punë

Integriteti i punonjësve të policisë

Identifikimi dhe goditja e të inkriminuarve brenda radhëve tona.

Që të treja këto janë kusht thelbësor për të fituar besimin dhe bashkëpunimin me komunitetin.

Është një barrikadë në mes, në njërën anë Policia në anën tjetër krimi.  Secili nga ne duhet ta ketë të qartë cilin krah do mbajë, ose me Policinë ose me krimin. Me të dy krahët nuk do mundë dot më askush të vazhdojë më tej.

Në bashkëpunim me SH.Ç.B.A-në, SHISH-in, Prokurorinë, me agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe me ndihmën e vyer të partnerëve, edhe në Policinë e Shtetit do të ketë dhe do të ndodhë me patjetër “Vettingu”.

Ndaj secili prej jush të bëjë analizat e duhura, të identifikojë dhe ndëshkojë cilindo punonjës policie që nuk është në anën e ligjit, por bashkëpunon e ndihmon trafikantët”, tha ai.

ma.me

Next Post
Vagabond apo romantik? Kush është mashkulli që duan femrat…

Mësoni se cilat janë 6 detajet që një mashkull fsheh nga femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli kundërshton prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, kërkon negociata me MIE

August 13, 2026
Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Zotërinj “kamarierë”, mbrojeni kauzën, shërbejeni protestën të pastër

August 13, 2026
VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

August 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

August 13, 2026
Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

August 13, 2026
Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

August 13, 2026
Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com