• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftë spiunazhi

by Java News
06/02/2019 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Halil Matoshi/

Taksa 100% në mallrat e Serbisë dhe votimi i Statutit të “Trepçës” janë dy vendime sovrane të Kosovës, të cilat nuk mund t’i suspendojnë spiunët Lazanski dhe Drecun, por as zonjat Mogherini e Kocijançiq, të cilat me njëanshmërinë e dëshmuar po japin sinjale se me ose pavetëdijshëm janë rreshtuar në ingranazhet e “Doktrinës Gerasimov” si një mënyrë e re lufte, “një teori e zgjeruar e luftës moderne”, e cila përmes kërcënimeve hibride ka mësyrë edhe destabilizimin e Kosovës.

Se qëndrimi armiqësor i Serbisë ndaj Kosovës po hyn në një fazë intensive, dëshmojnë edhe parashikimet avetine për një luftë të tretë botërore – kuazi komentatorët serbë pikënisje për të fabrikuar lajme të rreme e marrin një raport amerikan sipas së cilit një konflikt i intensitetit të ultë në Kosovë është i mundshëm.

Ish-pjesëtari ië shërbimit sekret të Ushtrisë jugosllave (KOS), Miroslav Lazanski, taksën e Prishtinës zyrtare dhe votimin në Kuvendin e Kosovës për Statutin e “Trepçës” i sheh në dritën e një konflikti të intensitetit të ultë, i cili tashmë veç paska nisur në Kosovë dhe, sipas “analizës” së komentatorit ushtarak te toneve raciste, qenka uverturë për një Luftë të Tretë Botërore!?

Në anën tjetër, Milovan Drecun, kryetar i njëfarë Këshilli Parlamentar të Serbisë për Kosovën, që ish-kolegët e tij gazetarë e njohin si një informator veteran të shërbimeve sekrete jugosllave dhe serbe (KOS, UDB dhe BIA) duke e implikuar për përfshirje në atentate politike ndaj veprimtarëve politikë në Kosovë gjatë viteve 1990-1999 dhe terrorizëm shtetëror, me fantashkencën e tij të urrejtjes patologjike ndaj shqiptarëve, me teoritë e tij fashiste, shkon aq larg sa ta përfshijë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, në sulmet terroriste në Madrid dhe Londër gjatë viteve 2004 dhe 2005!? “Sherlock Holmesi” i Serbisë, Drecuni, me metodat e trillit të milicive sekrete serbe “zbulon” se eksplozivi i përdorur në këto sulme vinte nga magazinat e Shqipërisë me porosi të “Klanit Haradinaj”!?

Këso teorish konspirative të palogjikshme dhe stereotipe nuk mund të imagjinohen nga njerëz normal, pos nga njerëz psikotikë si Lazanski e Drecun.

Le të kujtojmë publikun e gjerë se Ramush Haradinaj në dhjetor 2004 është zgjedhur kryeministër i Kosovës dhe në mars të vitit 2005, në bazë të dëshmive të deponuara të Serbisë, është akuzuar dhe është paraqitur para Tribunalit të Hagës, nga ku në dy raste doli i pafajshëm.

As në propagandat më të errëta fashiste apo staliniste, një njeri që është në burg nuk ndërlidhet me lehtësi të padurueshme me sulme terroriste, aq më tepër një njeri i cili njihet me qëndrimet e tij të ashpra kundër radikalizmit të dhunshëm me sfond islamin politik.

Po ashtu, duhet t’ia kujtojmë publikut se Kosova është ndër shtetet e rralla që ka një Ligj që sanksionon përfshirjen e qytetarëve të saj në luftërat e huaja dhe zbatimi i këtij ligji e ka parandaluar shkuarjen e kosovarëve në Siri.

Këto janë faktet, ndërsa rrenat monstruoze të fabrikuara në kuzhinat e spiunazhit serbo-rus në bazën e Nishit dhe të distribuuara si Fake News në mediat e Serbisë, Republika Srpskës dhe në një pjesë të mediave në gjuhën serbe në Kosovë, do të duhej t’i demantonte edhe Zyra e Federica Mogherinit, përmes zëdhënëses Maja Kocijançiq, në vend se të japin deklarata të njëanshme, të cilat po e inkurajojnë Beogradin zyrtar që ta vazhdojë fushatën kundër shtetit sovran të Kosovës!?

Kujdes, deklaratat e ndonjë zyrtari kosovar hokatar për bashkimin e dy komunave të Mitrovicës apo se në këtë qytet do të bëhet hataja, si dhe paralajmërimet e Albin Kurtit për “Pranverën shqiptare”, mund të kyçen pavetëdijshëm në këta skenarë e tendenca destabilizuese, qendra e të cilave është vetëm 96 kilometra nga Prishtina, pra në bazën e spiunazhit rus në qytetin e Nishit.

Next Post
DETAJET/ Limaj: Ja kush ulej në karrigen bosh në darkën te Thaçi!

DETAJET/ Limaj: Ja kush ulej në karrigen bosh në darkën te Thaçi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

November 7, 2026
Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

November 7, 2026
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

November 7, 2026
Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In